GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kanë sevda për armatimet”, Turqia kërcënon sërish Greqinë: Mos provokoni

20:37 - 28/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kanë sevda për armatimet”, Turqia kërcënon sërish Greqinë: Mos provokoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia vijon retorikën e kërcënimeve kundër Greqisë. Sot ishte Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar që lëshoi mesazhe të forta paralajmëruese kundër Athinës.

“Fatkeqësisht në Greqi disa politikanë nuk i ndalin veprimet dhe deklaratat që rrisin tensionin. Nga njëra anë, duke provokuar dhe inkurajuar vendet e tjera, ata diskutojnë për aleanca të reja, ndërsa ne jemi edhe në aleancën e NATO-s. Nga ana tjetër ata kanë një dashuri, një sevda për armatimet. Por nëse ata e bëjnë këtë për të fituar njëfarë supremacie mbi Turqinë, ne e përsërisim se është një përpjekje e kotë” – tha ministri turk.

Hulusi Akar u ndal konkretisht edhe te situata në Qipro.

“Thirrja jonë për dialog, për takim nuk është shenjë dobësie. Ne jemi të aftë dhe të vendosur të mbrojmë interesat dhe të drejtat tona. Edhe në Qipro ekziston realiteti i ekzistencës së turqve dhe nuk ka zgjidhje tjetër pa pranuar këtë realitet.

Dhe për shkak se nuk ka ardhur asnjë rezultat nga takimet, ne kemi sqaruar vendimin tonë për dy shtete sovrane të pavarura në Qipro” – tha ai.

Në 21 Nëntor një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” – tha ai.

Pak ditë më parë këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut kërcënoi hapur Greqinë. “Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkroi ai në një postim në Twitter.

Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.

Etiketa: armatimetGreqiakercenonSevdaTurqia

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
SHBA ndihmon Ukrainën përballë Rusisë, financon projektet në kufi

SHBA ndihmon Ukrainën përballë Rusisë, financon projektet në kufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com