GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet grupi kriminal i kokainës, drejtohej nga një femër

11:38 - 04/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet grupi kriminal i kokainës,  drejtohej nga një femër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante heroinë dhe kokainë. Në pranga kanë rënë shtetasit: Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Grupi drejtohet nga dy femra.

Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes në sasi dhe në doza të drogave të forta heroinë e kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kutia e Pandorës” pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, u sekuestruan 6 kg heroinë e kokainë dhe 1100 doza droge.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” pas një hetimi disajavor me metoda proaktive.

Vihen në pranga 4 shtetas, pjestarë të një grupit kriminal.

Sekuestrohen 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal, shpërndante me shumicë dhe në doza, lëndë narkotike heroinë e kokainë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila regjistroi procedimin penal në janar të këtij viti.

Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjesëtarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e grupit kriminal

H.B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal

A.K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal

K.B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Sekuestrimet

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases B. F., dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryra rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Thesojmë faktin se vetëm gjatë muajit Janar 2023 , nga Seksioni për Hetimine Narkotikëve në DVP Tiranë janë finalizuar me sukes 4 procedime proaktive.

 

Etiketa: KokaineKryesore1

Lajme të lidhura

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)
Aktualitet

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26
Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit
Aktualitet

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26
Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Para
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

“Do të bashkëpunoj”/ Pastruesja ‘heq qafe’ avokatin Artan Gjermeni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij
Botë

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26

Një gjeneral i lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Vladimir...

Lexo më shumë
Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26
Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26
Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com