GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapen mallra kontrabandë në portin e Durrësit, procedohen 5 persona

13:45 - 27/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapen mallra kontrabandë në portin e Durrësit, procedohen 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Goditen 2 raste të kontrabandës në Portin e Durrësit, ndërsa 5 persona janë proceduar penalisht. Policia ka sekuestruar fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e DVP Durrës dhe të DVKM Durrës, kontrolle të shtuara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

-Goditen në Port Durrës, 2 raste të kontrabandës së mallrave të ndryshme (për disa prej tyre paguhet akcizë).

Sekuestrohen 600 fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake, pije alkoolike dhe mallra të tjera. Procedohen penalisht 3 shtetas (2 drejtuesit e autobusit dhe drejtuesi i automjetit, ku u gjetën këto mallra).

-Goditen edhe 2 raste të shitjes së mallrave të ndryshme të kontrabanduara, pa pullë fiskale. Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle në port Durrës dhe në subjekte të ndryshme tregtare, për të evidentuar raste të kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve me metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

  1. C., 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 6 kuti me nga 100 fishekzjarrë secila, të padeklaruara;
  2. A., 57 vjeç dhe Xh. H., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në autobusin e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 200 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pajisje të ndryshme elektroshtëpiake (mallra për të cilat paguhet akcizë) dhe mallra të tjera të padeklaruara.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë goditur 2 raste të shitjes së mallrave të kontrabanduara, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

  1. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën pije të ndryshme alkoolike të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas i shiste duke fshehur të ardhurat;
  2. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën qindra paketa me cigare, të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas po i transportonte me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale, fishekzjarrët dhe mallrat e tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: Durrëskontrabandemallra

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Tragjike/ Lojtarja 23-vjeçare humb jetën në aksident

Tragjike/ Lojtarja 23-vjeçare humb jetën në aksident

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com