GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parku i Karavastasë/ Bozdo: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH i ka shkaktuar shtetit 100 milionë euro dëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur akuza për mënyrën e zbatimit të kontratës për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, duke pretenduar se kompania Voltalia është favorizuar në kundërshtim me rregullat e garës, ligjin për sektorin e energjisë elektrike dhe parimet e konkurrencës.Në një deklaratë, Bozdo iu referua një emisioni investigativ PLUG, që sipas tij ka nxjerrë në pah problematika në sektorin e energjisë dhe përdorimin e fondeve publike.

Sipas tij, gjithçka nisi në vitin 2020, kur gara për ndërtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik në Karavasta u fitua nga kompania Voltalia, në një proces ku morën pjesë edhe kompani të tjera.

“Ky sukses në dukje, shpejt do të merrte formën e një mashtrimi. Sepse kjo kontratë, e bashkë me të edhe kushtet e garës, nuk u respektuan asnjëherë.  Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji për sektorin e energjisë elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike që mbahet nga taksat tona dhe operon në emër të interesit publik, me bekimin e Ministrisë së Energjisë, më 15 korrik të vitit 2022 lidhi një marrëveshje tjetër me Voltalian, në shkelje të hapur të kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku Voltalia ishte shpallur fituese”, thuhet në reagimin e deputetit demokrat.

Ai pretendon gjithashtu se blerja e energjisë me çmime të rregulluara ka sjellë kosto të larta për KESH dhe se, sipas përllogaritjeve të tij, dëmi potencial gjatë gjithë periudhës së kontratës mund të arrijë në rreth 100 milionë euro.

Deklarata e plotë e Bozdos:

Deklarata e sotme merr shtysë nga emisioni investigativ “Plug”, i cili nxori në pah një aferë tjetër shumë problematike në sektorin e energjisë, atë të favorizimit ekonomik të kompanisë Voltalia, në shkelje të kushteve të garës, të ligjit të sektorit të energjisë elektrike, në shkelje të drejtpërdrejtë të konkurrencës, barazisë dhe transparencës së shpenzimeve të parave publike të taksapaguesve shqiptarë!

E gjitha filloi pesë vjet më parë. Të gjithë mbajnë mend transmetimin e garës publike për ndërtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik në Karavasta. Më 27 maj të vitit 2020, këtë garë, në prezencë të kryeministrit, e fitoi kompania Voltalia.

Kushtet fillestare të garës, e për rrjedhojë edhe kontrata e nënshkruar më pas me kompaninë Voltalia, kërkonin që ajo të instalonte një impiant fotovoltaik me kapacitet 140 MË. Këto kushte përcaktonin qartë se shteti do të blinte vetëm 50% të energjisë (70 MË) me çmimin e premtuar prej 24.89 Euro/MËh, ndërsa gjysma tjetër duhej të shitej nga kompania në tregun e lirë. Në atë periudhë, qeveria e konsideroi një sukses të jashtëzakonshëm ofertën e Voltalias, jo vetëm sepse çmimi 24.89 euro/MËh ishte çmim konkurrues, por edhe sepse, sipas vetë qeverisë, çmimi i blerjes mesatare në 3 vitet e fundit në treg të lirë kishte qenë 55 euro/MËh, ndërsa çmimi i ofruar nga Voltalia ishte më pak se gjysma e çmimit që tregu ofronte.

Deri në këtë pikë, asgjë e veçantë për t’u shënuar. Por ky sukses në dukje, shpejt do të merrte formën e një mashtrimi. Sepse kjo kontratë, e bashkë me të edhe kushtet e garës, nuk u respektuan asnjëherë.

Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji për sektorin e energjisë elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike që mbahet nga taksat tona dhe operon në emër të interesit publik, me bekimin e Ministrisë së Energjisë, më 15 korrik të vitit 2022 lidhi një marrëveshje tjetër me Voltalian, në shkelje të hapur të kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku Voltalia ishte shpallur fituese.

Kështu, KESH çuditërisht u vetëofrua të blejë me çmime të rregulluara të gjithë sasinë e energjisë që prodhon parku fotovoltaik, pra të 140 MË.

➢ Së pari, KESH ka shkelur rëndë ligjin, sepse është detyrim ligjor që, siç përcaktohet tekstualisht:

“Furnizuesit e ngarkuar me detyrimin e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik, blejnë energji elektrike sipas procedurave transparente, jodiskriminuese, bazuar në çmimet e tregut, pavarësisht nëse blerja bëhet në tregun bilateral apo të organizuar.”

➢ Së dyti, sepse detyrimi ligjor është që këtë energji ta blejë FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë) dhe jo KESH, sepse kështu e përcakton ligji. Por Maliqi mendon ndryshe, sepse ligji vlen për të gjithë të tjerët, por vetëm për Voltalian jo. Në fakt, nga 53 kompani prodhuese të energjisë diellore sot në Shqipëri, Voltalia është e vetmja kompani që përzgjidhet nga KESH dhe i blihet i gjithë prodhimi, dhe me çmime tej logjikës së tregut. Nga 52 kompanitë e tjera, 42 prej tyre kanë kontratë me FTL, ndërsa 9 të tjerat shesin në treg të hapur;

➢ Së treti, sepse nëse përllogarisim që gjysma e prodhimit të energjisë është blerë me çmimin 24,89 euro/MËh, atëherë del se KESH ka blerë gjysmën tjetër të prodhimit me afro 106 euro/MËh, shifër kjo shumë e lartë krahasuar me tregun. Sikur kjo diferencë të përllogaritej në të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit, afro 17 vite, në kushte normale tregu, shifra që humbin taksapaguesit shqiptarë është shumë e madhe, në rendin e 100 milionë eurove. Vetëm për vitin 2024, pikërisht prej këtij fakti, KESH-it i është shkaktuar një dëm prej rreth 6.5 milionë eurosh!

Pra këtu kemi shkeljen e ligjit me të dyja këmbët dhe ditën për diell, shtrembërimin e tregut, eliminimin e konkurrencës, nëpërmjet dhënies së një çmimi shumë favorizues për Voltalian pa asnjë garë apo procedurë konkurruese.

Dhe të gjithë këtë KESH e ka bërë qartazi për të favorizuar Voltalian dhe ata që qëndrojnë pas saj, e mbi të gjitha me paratë tona. Pra favore qeveritare dhe kredite qeveritare, por me paratë e shqiptarëve!

Por ka edhe më: në fshehtësi dhe pa asnjë procedurë të re gare — siç edhe ligji e kërkon — marrëveshjes e cila u ndryshua më 15 korrik 2022 i janë shtuar edhe 27 muaj të tjerë blerjeje të garantuar përtej afatit fillestar prej 15 vitesh, një dhuratë kjo miliona euroshe në favor të koncesionarit.

Së fundmi, nuk duhet harruar se në ankandin për ndërtimin dhe operimin e parkut fotovoltaik Karavasta, garë e cila u fitua nga Voltalia, në konkurrim morën pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave dy ishin konsorciume gjermane. Këto kompani u skualifikuan sepse dhanë oferta jokonkurruese.

Por në fakt, nëse këto kompani do të dinin se rregullat e garës do të ndryshonin pas pak kohësh, sigurisht që mund ta kishin fituar ato garën. Këto kompani sot kanë të gjithë të drejtën të padisin në Bruksel qeverinë shqiptare për prishje të rregullave të konkurrencës në garë dhe të marrin dëmshpërblimin që u takon!

Për arsyet e mësipërme, prej një muaji i kam dërguar kërkesë për informacion, sipas ligjit përkatës për statusin e deputetit, Ministrit të Energjisë dhe Kompanisë Publike KESH. Edhe pse detyrimi ligjor është kthimi i përgjigjes brenda dy javësh dhe ka kaluar tashmë një muaj, përsëri nuk kam asnjë përgjigje për këtë çështje shumë shqetësuese.

Ashtu siç nuk kam përgjigje edhe për kontratat e Tigrave 1 dhe 3, që KESH i mban në kasafortë, në shkelje të ligjit, sepse i quan ato sekrete tregtare. Afera e Tigrave gjithashtu i ka kushtuar shqiptarëve rreth 90 milionë euro deri tani, pa punuar as edhe një ditë dhe me perspektivën se, nëse një ditë do të punojnë, ato do ta ndotin Vlorën me blozë!

Afera e Voltalias është thuajse identike me atë të Tigrave. Dallimi është vetëm se për të flitet shumë më pak. Duke falënderuar gazetarët profesionistë e kurajozë të “Plug”, mbetemi në pritje të përgjigjeve zyrtare nga Ministria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Në të gjitha rastet, deputetët e opozitës do t’i shkojnë deri në fund kësaj afere, ashtu siç ata bënë me dhjetëra e dhjetëra afera të tjera korruptive!

Etiketa: karavastakompani

Lajme të lidhura

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet
Aktualitet

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet

13:50 - 26/06/26
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

13:18 - 26/06/26
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Aktualitet

Tabaku në konferencën e IRI: Korrupsioni dhe kapja e shtetit janë kërcënime për sigurinë kombëtare

12:31 - 26/06/26
Para
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet
Aktualitet

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet

13:50 - 26/06/26

Deputeti britanik Andrew Rosindell ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për protestat masive në vend, duke theksuar...

Lexo më shumë
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

13:18 - 26/06/26
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

Parku i Karavastasë/ Bozdo: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH i ka shkaktuar shtetit 100 milionë euro dëm

12:44 - 26/06/26
Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:41 - 26/06/26
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll

Tabaku në konferencën e IRI: Korrupsioni dhe kapja e shtetit janë kërcënime për sigurinë kombëtare

12:31 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasinoroyalUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom giriştimebetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet