Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq.
Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë të saj së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një eskavator.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që karrotreci të devijojë nga rruga.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili përkohësisht është vështirësuar.










Discussion about this post