GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Karteli Sinaloa kërcënon Meksikën,ultimatum presidentit:Për 72 orë

16:50 - 07/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Karteli Sinaloa kërcënon Meksikën,ultimatum presidentit:Për 72 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karteli i drogës Sinaloa në Meksikë e ka kthyer një nga qytetet e vendit në një zonë lufte aktive pas arrestimit të djalit të mbretit meksikan të drogës ‘El Chapo’. Ovidio Guzmán-López, 32 vjeç, i dyshuar se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u dërgua në Mexico City të enjten. Si pasojë, vendi u pushtua nga dhuna, si kundërpërgjigje e arrestimit të tij, duke sjellë të paktën 29 persona të vrarë.

Banda

Kur u mendua se gjithçka mori fund, karteli Sinaloa – një nga bandat më të mëdha të trafikut të drogës në botë – ka nisur sërish të ekzekutojë sulme të dhunshme dhe vdekjeprurëse kundër qeverisë meksikane. Anëtarët e bandës kanë ngritur postblloqe, i kanë vënë flakën dhjetëra automjeteve dhe kanë sulmuar aeroplanët në një aeroport lokal.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në aeroportet lokale si rezultat, ndërsa të gjitha shkollat ​​në të gjithë shtetin e Sinaloa u mbyllën të premten. Në pjesë të ndryshme të qytetit ka pasur bllokada, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Banda ka marrë zemër, aq më tepër që  një gjykatës federal në Meksikë ka pezulluar çdo proces ekstradimi ndaj “El Raton”, duke bërë që grupi i tij të lëshonte një ultimatum.

“Do djegim vendin”

“Presidenti Andrés López Obrador ka 72 orë për ta liruar Ovidion- ose përndryshe do të fillojmë të djegim ndërtesa federale dhe pika karburanti. Ne po e dërgojmë vendin në luftë. E mban dot Biden, Meksikën e sigurtë? Ata nuk mund të kontrollojnë as burgjet e tyre. Kartelet po i thyejnë edhe burgjet.”Arrestimi i djalit të El Chapo u kuptua si një gjest i vullnetit të mirë ndaj SHBA-së dhe për të treguar përpjekjet meksikane për të luftuar kartelet e drogës.

SHBA kishte vendosur një shpërblim deri në 5 milion dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij, të cilët gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.

Etiketa: KarteliSinaloaultimatum presidentit

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Italia po flet për të, ky sulmues ka shënuar 5.5 gola për ndeshje

Italia po flet për të, ky sulmues ka shënuar 5.5 gola për ndeshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Lexo më shumë
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com