GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati dhe Mane, ortakë në INSIG/ Fitojnë 1.83 miliardë lekë për “sigurim jete” të zyrtarëve

17:52 - 21/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Kastrati dhe Mane, ortakë në INSIG/ Fitojnë 1.83 miliardë lekë për “sigurim jete” të zyrtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Samir Mane dhe Shefqet Kastrati njihen si dy oligarkët që kanë pushtet mbi qeverinë në sektorët më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm në vend. Ata nuk rivalitet me njëri tjetrin, madje bashkëpunojnë për zhvatjen e sa më shumë fondeve publike. Më poshtë ju sjellim një shembull paradoksale, ku del se shqiptarët bëjnë “sigurim jete” tek ata që ua marrin shpirtin dhe paratë.

Dy oligarkët bashkojnë forcat

Bëhet fjalë për kompaninë INSIG JETE, e cila qysh në vitin 2017 është blerë nga Samir Mane dhe Shefqet Kastrati. Mos u habisni! Pasi e morën në dorë dy oligarkë të pangopur, kompania ka rritur ndjeshëm transaksionet nga Thesari i Shtetit si dhe tenderët që ka fituar nga institucionet publike.

Ky është dokumenti  që mban firmat e Kastratit dhe të Manes. Një vit pasi kryeministri Rama privatizoi INSIG-un duke ia shitur EUROSIG-ut, u krye ky transaksion shitblerjeje. Më 10 maj 2017, të dy oligarkët e blenë këtë pjesë të kompanisë për 3.5 milionë euro, ku secili përfitoi nga 45 % të aksioneve dhe 10% të tyre i mbetën shitësit. Mos harroni se INSIG është shitur nga Qeveria Shqiptare tek Kadri Morina pronari i “EUROSIG, për 16 milionë euro.

Ashtu siç ka vepruar edhe herë të tjera, Kastrati maskohet pas kompanive të tjera dhe më pas i merr vetë këto pasuri, duke i blerë pjesët e privatizuara apo të dhëna me koncesion nga shteti. Kjo shpjegon edhe vlerën e ulët me të cilën u ble kjo kompani nga dy oligarkët, pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për sigurimin e jetës.

Si u majm “INSIG Jete” me shëndetin e nëpunësve të shtetit

Në të dhënat që disponon Gijotina.com evidentohet qartë përkrahja e qeverisë për dy “bosat” e saj, pasi nga mesi i vitit 2017, xhiro vjetore e INSIG ka ndjekur indeks rritës  me “magjinë” e dy oligarkëve. Konkretisht nga viti 2017 deri në fillim të 2020 raporti i ndryshimit mes xhirove regjistrohet në vlerat 43 milionë lekë. Saktësisht në tabelat e mëposhtme shohim se në vitin 2017 xhiro vjetore regjistronte nivelin 157 223 142,00 lekë, në vitin 2018 arriti në 177 214 426,00, në vitin 2019 kapërceu në vlerën 200 136 494,00, ndërsa në 2020 qëndroi po në këto ujëra me vlerë 188 741 846,00 lekë. Kujtojmë se për të gjithë biznesin ishte një kohë krize për shkak të pandemisë. Por dy oligarkët, miq të Ramës nuk e njohin fjalën krizë. Shikojeni si çan qiellin grafiku i xhiros, sapo ata e marrin në dorë kompaninë që po “vdiste”.

Transaksionet nga Thesari në “shpërthim”

Më tuje nga informacionet financiare rreth INSIG JETE vërehet se në vitin 2018, pasi kompania u ble nga Çeti dhe Mane, transaksionet e Thesarit të Shtetit në drejtim të saj kanë “shpërthyer” në mënyrë të frikshme. Sipas dokumenteve, nga viti 2016 deri në vitin 2018 INSIG ka marrë transaksione nga 3 bashki, vlera e të cilëve arrin në 616,050.00 lekë.

Ndërsa nga viti 2019 deri në mesin e vitit 2022, në llogari të Manes dhe Kastratit kanë kaluar transaksione me vlerë 183,159,300.00 lekë. Pra edhe pse në të dy rastet bëhet fjalë për një periudhë 2-vjeçare, transaksionet për INSIG janë trefishuar që nga momenti që kompania iu shit dy oligarkëve. Si ndodhi kjo “magji”? Në 2 vitet e fundit dy miqtë e kryeministrit kanë lidhur 39 kontrata, kryesisht me njësitë vendore. Këtu kryesojnë tenderët e dhënë nga Bashkia Tiranë, e cila paguan edhe më shtrenjtë për sigurimin e jetës së Lali Erit dhe punonjësve të tjerë.

Vlera e tenderëve në rritje

Sakaq nga të dhënat e përditësuara nga Open Data Albania rezulton se INSIG JETE ka filluar të marrë tenderë vetëm nga fundi i vitit 2017, pra pasi kaloi në pronësi të Kastratit dhe Manes. Në dokumente tregohet se nga viti 2018 deri në këtë vit që po flasim INSIG ka mundur të fitojë e vetme, pa bashkim operatorësh,  16 prokurime vlera e të cilëve shkon në 6. 622. 400,00 të reja. Më shumë tenderë ka marrë nga Bashkia Krujë dhe ajo Vlorë, më pas renditet bashkitë si Maliq, Kuçovë, Dropull e të tjera. Në këtë kompani Samiri dhe Çeti kanë vepruar në bashki të vogla për të mos bërë shumë zë, por vlerat e tenderëve si gjithmonë janë të larta dhe kanë vjelë deri në pikën e fundit xhepat e taksapaguesve.  Dokumentet dhe shifrat e mësipërme tregojnë qartë se si  fondet publike dorëzohen në arkën e disa oligarkëve që po zbatojnë të gjithë vendin, ndërsa qeveria ua shtron rrugën që fitimi të jetë më i lehtë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: investigimkryesore2Samir Manetender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
“Është hera e dytë që e bën”, akuza e Ten Hag ndaj CR7: Duhej të ndodhte patjetër

“Është hera e dytë që e bën”, akuza e Ten Hag ndaj CR7: Duhej të ndodhte patjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com