GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kastrati” kap edhe Valbona Kolën, 250 MLN lekë për  karburant nga Bashkia Klos!

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kastrati” kap edhe Valbona Kolën, 250 MLN lekë për  karburant nga Bashkia Klos!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo fillim viti bashkitë fillojnë e blejnë karburant se iu duhet për makinat e stafit dhe të shërbimeve. Shumicën e tenderave  i fiton “Kastrati”, që ka mbërthyer bashkitë dhe institucionet e tjera. Pra, nuk ka surprizë në vendimin e kryetares së Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila ia ka xhiruar paratë oligarkut të naftës.

Më datë 5 mars 2024, bashkia Klos hapur një tender me numër reference REF-97238-03-04-2024 dhe objekt ‘Blerje Karburanti (Naftë + Benzinë)’.

Konkretisht do të blihen 530 litra benzinë dhe 159,570 litra naftë. Pse duhet kaq shumë naftë për një bashki të vogël sa e Klosit? Sigurisht që harxhohet, për rrugën shtëpi-zyrë, fundjavat larg Klosit, por edhe për ndonjë shërbim apo punë. Këto blerje bashkia i bën çdo vit, por pa dhënë shpjegime për sa makina përdoret ky karburant, sa kilometra do të kryejnë dhe pa përpiluar në fund një raport se sa orë janë shfrytëzuar në lëvizje këto makina. As në dokumentet standarde të tenderit nuk përcaktohet numri i personelit që pajisen me kartë për t’u furnizuar me karburant në pikat e “Kastrati-t”.

Siç shohim, deri në vitin 2021 vetëm 3 makina janë për përdorim të përditshëm, por edhe nëse do të shtojmë këtu ato makina që përdoren për punë, edhe pse zakonisht hapet tender më vete, rezultojnë 12 automjete.

Ndërkohë as në vitin 2022 dhe as në vitin 2023 nuk ka patur blerje të automjeteve të reja.

Pra 250 milionë lekë karburant për 3 makina që mbeten në përdorim të përdorim të përditshëm. Por edhe sikur të lëviznin 12 mjete, nuk mund të harxhojnë kaq shumë naftë.

Ky prokurim përveç fondit limit të paargumentuar, përmban edhe shkelje të tjera. Deri në më datë 21 mars 2024, kur ka qenë afati i fundit i paraqitjes së ofertave, kanë shfaqur interes dy firma: Kastrati” Sh.p.k dhe “MEND OIL” Sh.p.k. Kjo e fundit është përjashtuar nga pjesëmarrja me argumentin se nuk ka dorëzuar vërtetimin që tregon se ka shlyer taksat për vitin 2023.

Kur në fakt ligji parashikon që Autoriteti Kontraktor duhet t’i njoftojë konkurrentet për këto mungesa dhe t’iu lërë disa ditë kohë që ata t’i dorëzojnë. Në fakt edhe vetë Tatimet i presin bilancet e vitit 2023 të dorëzohen deri në 31 mars 2024. Por Kola e ka syrin nga “Kastrati”, sepse ky është pjesa kryesore e oligopolit në këtë treg, ndërkohë që ka mbështetjen politike të qeverisë qendrore. Pra, Kola nuk ka pse prishet me Kastratin!

 

Open Data e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Nga ana tjetër, oferta e Kastrati ishte 250  milionë lekë, pra sa 100% e fondit limit dhe pavarësisht kësaj u shpall fitues pa u zhvilluar një garë e rregullt.

Epo, Kola nuk i bie lapsit se sa familje të varfra të bashkisë së saj mund të paguhen me ndihmë ekonomike, nëse kursehet të paktën 100 milionë lekë nga këto që i shkojnë Kastratit.

Dhe për ta mbyllur, shtrojmë një pyetje: A ka kryetarja e bashkisë Klos të dhëna se vitin tjetër do të ketë krizë botërore të naftës? Me siguri stafi i saj ka parashikuar ndonjë katastrofë globale ose luftë botërore, prandaj me këtë tender blerja përfshihet në kontratë 2-vjeçare!

 

 

 

Etiketa: abuzimDokumenteKarburantKastratiklosmakinanaftetendervalbona kola

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Video – Fermerët në protestë, derdhin qumështin në rrugë

Video – Fermerët në protestë, derdhin qumështin në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com