GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati, karburanti që djeg paratë e shqiptarëve dhe mbulon zullumet e qeverisë

19:57 - 21/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Kastrati, karburanti që djeg paratë e shqiptarëve dhe mbulon zullumet e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne do e bëjmë minimal marzhin e fitimit për karburantet, minimal minimal fare…”, do deklaronte kryeministri Edi Rama, duke komunikuar me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, një pjesë e të cilëve protestonin para zyrës së tij.

Kanë kaluar 3 muaj nga ai moment, paketa e Rezistencës Sociale ka mbaruar, pensionistët nuk kanë më shtesa në pension, të ardhurat e qytetarëve janë lënë në dorë të Bordit të Transparencës i cili përbëhet nga grosistët e naftës. Është lënë në dorë të tyre sepse çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është ulur ndërsa në vendin tonë është rritur duke lëshuar sinjale të stagflacionit në horizont.

Stagflacioni shkaktohet kur bie konsumi i produkteve nga konsumatori për shkak të çmimeve të larta dhe qeveria rrezikon akoma më shumë pasi arkëton më pak të ardhura e cila përkthehet më pak fonde për shërbime te qytetarët.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, kompanitë e Bordit të Transparencës kanë fituar 300 milionë euro nga çmimi i lartë i naftës ndërkohë që sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave qeveria shqiptare, krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 41.8 miliard lekë ose 342 milionë euro nga Janari e në vazhdim.

Nga të gjithë grosistët, njëri është i “parapëlqyeri” i qeverisë dhe kjo duket nga kujdesi që tregon kryeministri Rama ndaj “Kastrati group” sh.a, një konglomerat kompanish që para disa ditësh ka fituar për të disatën herë dy tendera pa garë, pa konkurrentë me vlerë 14 milionë euro nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, institucion në varësi të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e hidrokarbureve, por që vitet e fundit është zgjeruar në sigurime, në ndërtim, në turizëm dhe tashmë ka monopolizuar dhe transportin ajror, përmes aeroportit.

Kompania e Shefqet Kastratit është shpallur fituese për kontratën e marrëveshjes kuadër me numër REF-23494-03-30-2022 me ofertë 10,2 milionë euro dhe për kontratën e marrëveshjes kuadër me numër REF-23496-03-30-2022 me ofertë 4 milionë euro. Në kontratë është caktuar fitimi prej 19 dhe 18 lekësh për litër e cila i bie gati 1,4 milionë euro fitime sipas litrave te dokumentat standarte (DST).

Në tender nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër dhe vetëm për njërën nga këto të dyja aplikohet Akti Normativ për ngrirjen e fitimit. Kryeministri Rama sillej si i paditur kur shprehte shqetësimin para disa javësh se pse etiketohen si “qeveria e të pasurve”. Ndërkohë që ai nuk shpjegon dot faktin që kjo kompani merr tendera miliona euro pa konkurrentë. Një ndër kontratat e majme është granti i akorduar për fermerët, rast të cilin Gijotina.com e ka denoncuar.

Në vitin 2019, xhiroja vjetore e grupit shkoi në 750 milionë euro, duke shënuar vitin më të lartë për konglomeratin.

Po në këtë vit, Kastrati u bë grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati group”, “Kastrati shpk”, Autostar Albania dhe “Alb-Siguracion” raportuan një fitim prej 25 mln euro. Dy kompanitë e fundit kanë marrë tendera pa garë ku rastet e fundit janë publikuar nga redaksia jonë.

Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highway Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit në pronësë me “Salillari” shpk.

Kontrata e Aeroportit të Rinasit është një tjetër marrëveshje nga e cila ka përfituar Kastrati nga një tender pa garë sipas “BIRN” sepse kryeministri Rama negocioi dhe finalizoi ndryshimin e kontratës së koncesionit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke e zgjatur kohëzgjatjen e saj nga 22 vjet në 35 vjet. Në 1 dhjetor 2020 u nënshkrua marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited”, e cila u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.

Dhe për të imituar çdo qeveri që ka bërë “krime”, në 2020 Ministria e Financave dhe Ekonomisë i jep tokën bregdetare me sipërfaqe 265 mijë m2 në Sarandë me vlerë 1 euro m2 për 20 vjet “Kastrati Group”.

Si është e mundur që një tokë e cila kap vlerën minimalisht 1000 m2 të merret me vlerë qesharake? Po flasim për prona që në tregun aktual kapin vlerën minimale 2.6 milionë euro, të cilat janë pranë bregdetit dhe jo në shkretëtirë në Saharanë Afrikane.

Këto janë vetëm kontratat publike të cilat kanë shkelur hapur interesin e shtetit i cili kur dëmtohet, koston ua kalon qytetarëve me taksa të larta dhe rroga të ulëta. Kastrati nuk ka qënë një kompani anonime në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, madje në atë kohë ajo ka marrë rritjen eksponenciale prej tenderave të majmë që merrte prej karburanteve.

Me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama 1, 2 dhe 3 Kastrati ka shumëfishuar xhiron vjetore, fitimet dhe është shtrirë nga cepi në cep në republikën e Shqipërisë duke krijuar një monopol që paraqet rrezik për konkurrencën, e cila te fondet publike dhe te investimet është e domosdoshme për të garantuar cilësinë dhe shërbimin maksimal te qytetarët.

 

Etiketa: 14 milione euroEdi Ramakarburantikryesore2qeveria e te pasurveShefqet Kastratitendera pa garezullumet

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
A duhet të shkonte Berisha në mbledhjen e PD? Boçi tregon çfarë ndodhi

Rama tha se Shqipëria do të bojkotojë samitin e BE-së, Boçi: Deklaratë skandaloze!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com