GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kastrati” zhduk Bazën Ushtarake në Sarandë, zbardhet mashtrimi me ndihmën e 2 ministreve të Ramës

14:40 - 01/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
“Kastrati” zhduk Bazën Ushtarake në Sarandë, zbardhet mashtrimi me ndihmën e 2 ministreve të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati është kthyer në rrezik për sigurinë kombëtare duke zhdukur bazën ushtarake detare të Sarandës. Bëhet fjalë për bazën Forcës Detare në Sarandë e cila pothuajse nuk ekziston, pasi Kastrati i ka vjedhur truallin. Dy vjet pas dhënies me koncesion 1 euro të Portit Limioni Sarandë nuk është ndërtuar bankina e premtuar për Forcën detare në Sarandë, ndërsa “Kastrati” vazhdon të shfrytëzojë të gjithë territorin dhe portin për furnizmin e jahteve të huaja me naftë. Po flasim edhe për sipërfaqen prej 39 mijë metra katrorë që i mori koncesioni Dulaku-Kastrati Bazës së Forcave Detare.

Kujtojmë se, në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave,  është përcaktuar e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë metër katror.

Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696,  që bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes së Forcës Detare, për dhënien me qira të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës.

Mashtrimi ndaj ushtarakëve me ndihmën e Olta Xhakës

Në projekt-kontratën e firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama, përveç ushtrimit të veprimtarisë në fushën e turizmit për 35 vjet, parashikohet dhe ndërtimi nga shoqëria qiramarrëse, i një bankine për forcat detare në gjirin e Limionit në Sarandë. Sipas dëshmitarëve, Ministrja Olta Xhaçka i thirri ushtarakët drejtues të Forcës Detare dhe i bindi duke u prmetuar se “koncesionari” do t’u ndërtonte një bankinë të re për anijet e Forcës Detare.

Ndërkohë del nga skena Olta Xhaçka dhe fute në lojë Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në kontratën e publikuar më vonë në QKB, të koncesionarit me ministren nuk përfshihet konkretisht detyrimi për ndërtimin e një bankine të re për bazën e Forcës Detare Limioni. Kështu, në sipërfaqen e portit te jahteve merret edhe territori prej 39 mije m2 i Bazës se Forcës Detare Sarandë pa shpërblim.

Roli i Ballukut nxjerrjen jashtë loje të ushtarakëve

Në fakt abuzimi dhe nxjerrja jashtë loje e Bazës së Forcës Detare në Sarandë ka filluar që në 2019 me garën tenderuese që hapi Ministria e Infrastrukturë me temë “Për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”, propozim i kërkuar”. Në dokumentet e tenderit “harrohet” Baza e Forcës Detare Limioni që ndodhet në territorin e dhënë për kontratën e koncesionit. Pasi në këtë kontratë specifikohet se vendndodhja e parashikuar e objektit është në veri të qytetit të Sarandës dhe aktualisht është pronë nën administrim të “Porti Detar” sh.a Sarandë. Pra pikërisht në vendin që ndodhej Baza e Forcës Detare. Pasi në një pikën një të këtij njoftimit të ministrisë përcaktohen koordinatat ku do të kryhen punimet, madje edhe një foto, ku duket qartë se vendodhja e objektit të koncesionit është në bazën e Forcës Detare.

Dhe në asnjë pikë të dokumentit nuk përmendet pronësia e territorit, përkundrazi me vendimin e Këshillit të Ministrave në 2020, Kastrati mori edhe këtë truall me koordinatat siç e donte, me vlerë 1 euro.

 

Në kontratën me koncesionarin, MIE si autoriteti kontraktor, theksohet në nenin 2.4 se, Kastrati mund të gëzojë të gjithë sipërfaqen e Portit dhe çdo gjë që lidhet me to. Pra, përfshirë këtu edhe sipërfaqen e bazës.

Më qartë, në pikën 1.4.1 të kontratës, Autoriteti Kontraktor (Balluku) shprehet se i njeh përmes kësaj kontrate koncesionarit, në këtë rast “Kastratit” dhe ortakut të tij, të drejtën të hyjë, të marrë në dorëzim dhe të përdorë sipërfaqen e portit, siç përcaktohet hartografikisht në aneksin 3. Koordinatat e aneksit 3 janë ato që paraqitëm më lartë, ku përfshinin dhënien me koncesion të të gjithë portit në duart e Çet Kastratit dhe oligarkut tjetër. Edhe në këtë pikë sërish nuk ka asnjë sqarim se çfarë do bëhej me Bazën Detare të forcave ushtarake.

Ekzistenca e bazës detare kalohet me një rresht

Pasi në kontratë MIE renditet si pika kryesore garancia që koncesionari do të gëzojë pa asnjë ndërhyrje të gjithë portin e Limion, diku nga fundi Balluku është kujtuar të flasë edhe për Bazën Detare të Flotës Ushtarake. Por, sikur shihet në dokumentin e mëposhtëm vetëm një fjali flitet për këtë pjesë. Aty thuhet se koncesionari duhet të ketë parasysh që të mos cenojë sigurinë e Forcave Detare. Por, asnjë sqarim nëse territori ku kryen aktivitet baza ushtarake do të jetë pjesë e koncesionarit apo e Forcës Detare.

Kështu, pasi sqaroi mirë në çdo pikë se porti do të jetë në duart e “Kastratit” për 35 vjet, pasi zhduku pronësinë e sipërfaqes 39 mijë metra katror të Bazës dhe nuk dëgjoi asnjë kërkesë të ushtarakëve, qeveria me firmën e dorëzoi portin në dorën e Kastratit. Madje në kontratë urdhërohej që dorëzimi të bëhej brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe ashtu ka ndodhur. Pra, pikat që janë në favor të koncesionarit janë përmbushur të gjitha, ndërsa vetëm pika për ndërtimin e një banakine për Forcat Detar nuk është realizuar.

E pra, mos u çudisni nëse një ditë “Kastrati” do të falimentojë si VEFA apo Sudja dhe në këtë rast nuk humbim vetëm paratë, por do të mbetemi pa Atdhe.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBallukuBAZA DETAREKastratikryesore2PORTI SARANDESRama

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Detyroi punonjësen të prostituonte, kush është pronari i hotelit të konfiskuar në Durrës

Detyroi punonjësen të prostituonte, kush është pronari i hotelit të konfiskuar në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com