GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Katër vendimet që u miratuan nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

22:01 - 01/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër vendimet që u miratuan nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 1 shtator 2021 vendosi miratimin e Deklaratës dhe Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2021. Ky raport i cili ka për qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar. Përmirësimi i situatës shëndetësore mbështeti një rigjallërim të shpejtë të aktivitetit ekonomik. Përvoja e kësaj periudhe, tregon se përshpejtimi i procesit të vaksinimit mbetet i rëndësishëm për të zbutur pasiguritë që ecuria e pandemisë ende ruan mbi zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare. Njëherazi, këto pasiguri evidentojnë nevojën që politikat ekonomike, financiare dhe prudenciale të ruajnë elementët e fleksibilitetit për të reaguar në rast nevoje. Për sektorin bankar, mbetet aktuale rëndësia e vlerësimit të rregullt të shkallës së ekspozimit ndaj rreziqeve, dhe e ruajtjes së një qëndrimi proaktiv në drejtim të marrjes së masave për zbutjen dhe përballimin e tyre. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.

Raporti evidenton përmirësimin e cilësisë së kredisë, ku raporti i kredive me probleme ka rënë gjatë periudhës me 1 pikë përqindje, në nivelin 7.12% (në korrik 2021 ai ka rënë më tej, në 7.05%). Ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” synojnë të sigurojnë praktika të drejta në treg, në lidhje me nivelin e normave të interesit, si dhe të kamatëvonesave dhe penaliteteve të aplikuara, sidomos nga subjektet jo banka, për produktet e kredisë konsumatore.

Për rrjedhojë, disa ndryshime u realizuan edhe në rregulloren për funksionimin e regjistrit të kredive në Bankën e Shqipërisë, si dhe kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në të, në përputhje me ndryshimet e sipërpërmendura.

Kështu rregullorja pasurohet me dy anekse të reja që përmbajnë format e raportimit dhe udhëzuesit shpjegues për plotësimin e tyre, të cilët do të shërbejnë për përllogaritjen e treguesit dhe raportimin e tyre në Bankën e Shqipërisë në sistemin ERRS. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë vendosjen e një kufiri minimal të raportit neto të financimit të qëndrueshëm prej 100%, edhe për totalin e monedhave të huaja të rëndësishme, në konsistencë me të njëjtën kërkesë të parashikuar për raportin e mbulimit me likuiditet, por edhe për treguesin tradicional të likuiditetit.

Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për raportin e mbulimit me likuiditet”. Ky ndryshim konsiston në rishikimin e përkufizimit të konceptit “monedhë e rëndësishme”, në përputhje me ndryshimet rregullative të BE-së të vitit 2019, të parashikuara në dispozitat e rregullores evropiane 2019/876/EU (CRR2).

Etiketa: Banka e ShqiperiseKeshilli Mbikqyres

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
Rritja e rasteve sjell dhe rikthimin e Check Up-it, koncesioni që merr lekë edhe për kontrolle që nuk kryhen

Rritja e rasteve sjell dhe rikthimin e Check Up-it, koncesioni që merr lekë edhe për kontrolle që nuk kryhen

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com