GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KE: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

11:06 - 24/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
KE: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër

Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në tekstin e përfundimeve të Këshillit Evropian.

Plani evropian, për të cilin palët u pajtuan më 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor që përfshinë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në bisedimet ndërmjet palëve.

 

Etiketa: KEKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Para
Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian. “Zulfaj do të koordinojë...

Lexo më shumë
Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

I etur për kreun e renditjes Elbasani pret Egnatian “të sakatosur” nga pezullimet, nis java e 29-të e Superiores

14:14 - 20/03/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com