GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KE: Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë mund të ndikojë në tratativa

12:45 - 21/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po kurdisin/ Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Europian ka deklaruar se qendrimi i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të vendit.

Michael Miller, kreu i njësisë së Komisionit Europian për Malin e Zi dhe Serbinë, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.

“Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese (kundër Rusisë)”, ka deklaruar Miller në mbledhjen e komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.

Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik, tha se mos vendosja e sanksioneve do të kishte pasoja për Serbinë, ndaj shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të harmonizohet me vendimet e BE-së për Rusinë.

“Shtetet sovrane marrin vendime sovrane, por vendimet sovrane kanë gjithashtu pasoja për partneritetet ndërkombëtare, aleancat dhe integrimin europian. Shpresoj se vendimet në Serbi, pas zgjedhjeve, do të reflektojnë aspiratat europiane të Serbisë”, tha Bilçik. Ai paraqiti projekt-rezolutën për Serbinë para komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Europian. Me këtë rezolutë, PE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Shefja e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, Elsa Fenet, i vlerësoi pozitivisht vendimet e Serbisë për të votuar në Kombet e Bashkuara, por tha se pavarësisht nga këto vendime të rëndësishme, duhen veprime konkrete.

“Serbia nuk ka harmonizuar ende asnjë nga masat kufizuese që lidhen drejtpërdrejt me sanksionet kundër Federatës Ruse. Kontaktet me Rusinë vazhdojnë në nivelin më të lartë, duke përfshirë disa personalitete kontroverse. Serbia mban fluturimet me Rusinë”, ka thënë Elsa Fenet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi në një konferencë për shtyp, më 21 prill, se Serbisë po i krijohen probleme të mëdha dhe ajo po “paguan çmim shumë të lartë”, për faktin se është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese kundër Rusisë.

“Ne i respektojmë shumë ata dhe janë tmerrësisht të rëndësishëm për ne, por mos u zemëroni, qytetarët e Serbisë dhe Kuvendi i Serbisë janë shumë më të rëndësishëm për ne”, tha ai.

Serbia është i vetmi vend që po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së pa respektuar vendimet e Bashkimit Europian në lidhje me sanksionet kundër Rusisë. Zyrtarët në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi, vazhdojnë të refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Kremlinit.

Ndërkohë Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara (OKB), por është shprehur qartë se i mbështet vetëm vendimet që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke e quajtur një “mision special ushtarak”.

Që nga ajo kohë, Rusia është goditur me sanksione të shumta nga vendet perëndimore.

Etiketa: KEKomisioni Europianndikon marredhenietRusiaSerbia

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Erik ten Hag i ka bindur, United do paguajë tek Ajax për trajnerin e ri

Zyrtare/ Ten Hag timonieri i ri i Manchester United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Lexo më shumë
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com