GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Depozituam prova të reja në SPAK për korrupsionin e Veliajt me inceneratorin dhe ECO Tiranën

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Këlliçi: Depozituam prova të reja në SPAK për korrupsionin e Veliajt me inceneratorin dhe ECO Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se sot ka depozituar në SPAK fakte të reja në lidhje me korrupsionin e Erion Veliajt me inceneratorin e Tiranës dhe ECO Tiranën.

‘Bashkia Tiranë sipas të dhënave të studimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh’, tha ndër të tjera Këlliçi.

Deklarata:

Jam sot sërish përpara jush për të demontuar përfundimisht me dokumente, me fakte të pakontestueshme, me zë dhe me figurë, mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me studimin e Bankës Botërore dhe IFC, i propozuar 1 vit përpara se kryemashtruesi Veliaj të merrte detyrën në Bashkinë Tiranë.

Në shkurt të vitit 2014 IFC, ka dorëzuar studimin e fizibilitetit për projektin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Tiranë.

Të dhënat hetimore te mbledhura nga Prokurori Dritan Prençi, faktojnë se ky studim është pikënisja e procedurës së dhënies me koncesion të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Ish-ministrat e Financave Cani dhe Ahmetaj e kanë kundërshtuar fillimisht dhënien me konçension, pasi investimi që parashikonte ky studim mund të përballohej lehtësisht me fonde buxhetore.

Erion Veliaj publikisht i është referuar shpesh këtij studimi duke konfirmuar se kosto e parashikuar për trajtimin e mbetjeve ishte 38 euro/ton, por duke fshehur qëllimisht çfarë do të mbulonin këto kosto.

Ju ftoj ta ndjekim me zë dhe me figurë mashtrimin e Erion Veliajt në lidhje me këtë studim:

Ndryshe nga sa pretendon pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, në faqen 4 të këtij studimi sqarohet në mënyrë shteruese se Bashkia e Tiranës në vitin 2014 po mendonte të jepte me konçension jo vetëm depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve por gjithë zinxhirin, citojmë:

1- Analiza Teknike

Bashkia Tiranë kërkon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve, me pjesëmarrjen e sektorit privat. Për të arritur këtë qëllim Bashkia Tiranë po mendon dhënien e nje konçensioni për menaxhimin e mbetjeve te ngurta në territorin e kësaj Bashkie.

Qëllimi i projektit do të jetë:

  1. a) Shërbimi i pastrimit të rrugëve
  2. b) Mbledhja e mbetjeve dhe transporti
  3. c) Zgjerimi i i landfillit ekzistues duke rritur kapacitetet depozituese
  4. d) Depozitimi i mbetjeve në landfill
  5. e) Trajtimi i mbetjeve

Sa më sipër qartësohet se kosto 38 euro/ton që ka vlerësuar IFC përfshinte jo vetëm trajtimin e mbetjeve, por të gjithë procesin e trajtimit duke filluar që nga pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transporti, depozitimi e në fund trajtimi i tyre.

Kosto sipas IFC ndahej në dy komponentë, analizimi i të cilave është bërë në pikën 3 të studimit, citojmë:

Kostot operative dhe të mirëmbajtjes:

12 euro/ton për trajtimin e mbetjeve në Landfill

26 euro/ton për mbledhjen e mbetjeve (kosto kjo e përcaktuar bazuar në standardet  ndërkombëtare të kësaj industrie)

Sot Bashkia Tiranë ndryshe nga sa mashtron publikisht Erion Veliaj, paguan 29 euro/ton për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe 16.700.000 euro (referuar PBA 2024-2026) për pastrimin e rrugëve dhe mbledhjen e mbetjeve, të cilat nga viti 2024 i paguhen një tjetër monopoli ECO TIRANA.

Bashkia Tiranë sipas të dhënave të strudimit të IFC dhe të dhënave ndër vite trajton jo më shumë se 250.000 ton mbetje në vit, e nëse do të bënim një matematikë të thjeshtë, kosto e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve do të ishte 66.8 euro/ton me tvsh (16.700.000/250.000), duke e çuar koston e trajtimit të mbetjeve për të gjithë zinxhirin nga 38 euro/ton, në 101.6 euro/ton me tvsh.

Të nderuar qytetarë,

Erion Veliaj, si pronar faktik i inceneratorit Tiranë, me veprimet e tij aktive dhe vullnet personal, ka dyfishuar kostot e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet dy procedurave korruptive atë të dhënies së konçensionit të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe procedura për dhënien e monopolit të pastrimit të qytetit kompanisë ECO TIRANA.

Ky material si dhe studimi i fizibilitetit të IFC të muajit shkurt 2014, i’u përcoll sot zyrtarisht SPAK dhe Altin Dumanit, në mënyrë që e ashtuquajtura “drejtësi e re” të bëjë punën e saj.

Erion Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe ligjit jo vetëm si pronari faktik i inceneratorit Tiranë i cili ka vjedhur deri më tani 132 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, jo vetëm si kreu i bandës famëkeqe 5D, por edhe për kriminalizimin e industrisë së ndërtimit, duke i hapur rrugën pastrimit të parave nga grupet më të rrezikshme kriminale të Europës.

Gjej rastin të ftoj sërish qytetarët e Tiranës, të protestojmë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00, për largimin e menjëhershëm nga zyra të hajdutit më të madh që ka parë vendi ynë, Erion Veliajt.

O sot, o kurrë.

Etiketa: KelliciSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet
Aktualitet

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet

13:50 - 26/06/26
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Qytetarët kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre

13:18 - 26/06/26
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian
Aktualitet

Parku i Karavastasë/ Bozdo: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH i ka shkaktuar shtetit 100 milionë euro dëm

12:44 - 26/06/26
Para
Babai plagos me thikë djalin. Detajet çfarë ndodhi në familje

E zë korrenti, humb jetën punonjësi në Qerret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Breaking Views

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

17:08 - 26/06/26

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë
Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

16:58 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

15:28 - 26/06/26
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, rikthehet në nivelet para konfliktit me Iranin

15:04 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetceltabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet