GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Kemi dosje gati për çdo shkelje që kemi kryer

16:17 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Kemi dosje gati për çdo shkelje që kemi kryer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi në një konferencë për mediat deklaroi se ka dhënë gjithçka në betejën për Tiranën. Këlliçi theksoi se rezultati nuk pasqyron vullnetin e zgjedhësve. Ai shtoi se po përgatitet dokumentacioni për çdo shkelje.

Fjala e plotë e Belind Këlliçit:

Të dashur qytetarë të Tiranës,

Jam këtu për të falënderuar mbi 100.000 qytetarë që më 14 Maj besuan dhe votuan ndryshimin në Tiranë.

Falënderoj strukturat e PD që dhanë gjithçka nga vetja, ekipin tim të fushatës, ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, miqtë bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj fushate, e në mënyrë të veçantë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanë.

I kërkoj me shumë përulje atyre, të vijojnë numërimin në çdo qendër ku ende duhen garantuar votat për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Çdo votë e hedhur për ekipin tone, ka një rëndësi jetike për Tiranën.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryer.

Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshat.

Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës. Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qendër nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme.

Megjithatë kjo nuk mjaftoi. Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë.

Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari.

Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh.

Gjatë fushatës sime ja dola të bëj transparencë për punët publike të Bashkisë Tiranë, për bilancin real të saj, për abuzimin dhe vjedhjen e përditshme të taksave, keqpërdorimin e pushtetit si dhe nxorra në publik disa afera tronditëse. Çështje këto të trajtuara deri më tani si sekret shtetëror nga mediat dhe institucionet ligjzbatuese.

Jam krenar për këtë shërbim që i kam bërë qytetit tim.

Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëm.

Në këtë betejë unë dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë edhe nga mandati i Deputetit, mandat që e mora me shumë punë dhe mund. Gjithashtu e them me kënaqësi se ekipi ynë në Këshillin Bashkiak, do na përfaqësojë të gjithëve, pa asnjë dallim, e do na bëjë krenar me punën e tij.

Tirana jonë meriton të qeveriset mirë dhe me ndershmëri. Tirana meriton shumë më shumë, dhe unë do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion apo angazhim që do të gjendem.

Së fundmi dua të falenderoj familjen time, që më qëndroi pranë në çdo çast, edhe kur fushata e kundërshtarit solli baltosje e shpifje të ulta.

Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve për këtë mundësi që më dhatë.

Faleminderit!

Etiketa: KelliciKryesore1Tirana

Lajme të lidhura

A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës”
Breaking Views

A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës”

19:36 - 13/01/26
“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë
Breaking Views

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë

19:11 - 13/01/26
Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës!

16:59 - 13/01/26
Para
Analiza e REL: Pa presion të madh, dialogu rrezikon të dështojë

Analiza e REL: Pa presion të madh, dialogu rrezikon të dështojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

Lexo më shumë
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

21:23 - 13/01/26
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

21:09 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com