GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Më 25 Prill, pronari faktik i inceneratorëve do shkojë në Holandë

12:02 - 19/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ia numëroj mashtrimet”, Këlliçi për Veliajn: Nuk është kandidat bashkie, por qelie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi paralajmëroi këtë të premte nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se Erion Veliaj do të udhëtojë drejt Holandës më 25 Prill. Arsyeja, sipas tij, lidhet me “biznesin” e inceneratorit të Tiranës, pronari faktik i së cilit, siç u shpreh ai, është Erion Veliaj.

“I jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ (Veliaj) po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill. Në Holandë, së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori”, tha Këlliçi.

“Ku keni parë një institucion tjetër në botë, ku titullarët, nëpunësit publikë, janë të gjithë nga i pari te i fundit, biznesmenë?! Ku keni parë një nëpunës publik që paguhet me 700 euro në muaj, të ketë kompani që vlejnë dhjetëra milionë euro?! Me kë tallen këta? Kë përqeshin këta?! Në këtë institucion, prapa këtyre mureve, fshihet një frikacak që ka frikë nga ju, nga qytetarët, po mbi të gjitha ka frikë nga drejtësia se ka kryer shumë krime”, shtoi.

“Unë i jap fjalën të gjithë këtij institucioni, që për të gjithë ata nëpunës të ndershëm që edhe para çastesh vijonin të na çonin denoncime, informacione, për korrupsionin që ndodh brenda, ne do t’i garantojmë anonimatin e plotë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por i garantojmë që të gjithë se banditët që strehohen në zyrat e bashkisë Tiranë me në krye pronarin faktik të inceneratorit Tiranë dhe të bandës 5D, Erion Veliaj, do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi një më një para qytetarëve. Ka ardhur momenti që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre”, tha më tej Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajInceneratori i Tiranes

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Abuzuan me 31-vjeçarin me aftësi ndryshe, dalin përgjigjet e mjeksisë ligjore

Abuzuan me 31-vjeçarin me aftësi ndryshe, dalin përgjigjet e mjeksisë ligjore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com