GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

09:36 - 19/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se opozita dhe PD nuk do të mbyllë sytë përpara vjedhjes dhe deformimit të votës së shqiptarëve dhe të diasporës më 11 maj, duke lënë të nënkuptohet  për rihapje të kutive të votimit.

Ai tha se, kjo që ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndërsa rezultatin e Ramës do ta kishte zili vetë presidenti bjellorus, Lukashenko.

Sipas Këlliçit, tkurrja e mandateve të PD dhe opozitës nuk është një moment i lehtë për demokratët, duke shtuar se do të ketë një reflektim dhe analizë të thellë mbi gjithçka ndodhur, por që vëmendja do të jetë te masakra elektorale e 11 majit.

Sipas tij,  është mjaft domethënëse, fakti që për mandatin e  4-t të PS, nuk ka reaguar SHBA, DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, apo edhe kancelari të tjera evropiane.

Këlliçi theksoi ndër të tjera, se ‘lufta’ e PD është dhe duhet të jetë evidentimi i 11 majit, për të dokumentuar deformimin e votës dhe atë se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Ndihem si një njeri i vjedhur, vjedhjen e ka parë Shqipëria dhe bota, ndërkohë ndihesh i pafuqishëm për të folur me qytetarët që në këtë rrugëtim nuk vazhdohet. Jam hasur edhe me komente se përse nuk përdorni bandat e vjedhjen e votës. Duhet të biem dakord që këto eksperimente të kthehen në Shqipëri. S’mund ta kthejmë vendin në luftë bandash mes dy forcave politike. Kjo tezë, edhe për ata të mërziturit s’mund të qëndrojë, edhe PD ka fajet e veta, do kemi analizën tonë për të marrë masat si parti ku kemi vepruar mirë apo keq në fushatë. Jemi në një moment që të faktojmë atë që ndodhi.

Garanti i vjedhjeve është ai që ka imponuar këtë model, Edi Rama. Vjedh një mandat të 4, është rast studimor në librat politik. Ne s’do ta lëmë këtë betejë, s’është ky skenari. Ky skenar i Ramës dhe mediat e majta. Këto mediat e gjejnë fajin te opozita, Berisha e ka fajin, përveç Edi Ramës. Kemi për detyrë që themi e deklarojmë ne t’i faktojmë.

S’është moment i lehtë për PD, është e paimagjinueshme ku e ka futur kjo qeveri, diplomatët e korruptuar dhe mediat e majta, s’është e lehtë kjo që po kalon PD. Të shkosh në fushatë me program, t’u flasësh njerëzve që i prekin ato dhe të shohësh njerëz anonimë janë personat më të votuar në Shqipëri. Kush e njeh Arkend Ballën e Sara Mila, janë garant të bandave kriminele që    i çojnë në parlament. Në Tiranë është bërë kasaphanë me administratën publike, policinë e shtetit. të gjithë këto që kanë ministri, janë më të votuar. Njërëz të dalë nga anonimati janë më të votuar.

Mungon një përshëndetje, nga SHBA, DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, dhe do të mungojë akoma. Kjo masakër ka ndodhur para gjithë botës, rezultatet e diasporës janë përtej çdo logjike. Ka kuti që janë hapur ku PS merr mbi 300 vota, PD 10, edhe Lukashenko do të ishte xheloz për Ramën.

Çmenduaria më e madhe është kjo, kanë ikur për shkak të Ramës dhe këto votojnë 95% Edi Ramën. Këto i përkasin vetëm komunizmin, e ne të mbyllim gojën?! Po informojmë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, faktet që disponojmë po i depozitojmë aty ku duhet. Votat e diasporës i kanë sjellë me trenin bullgar. Do të kërkojmë edhe rihapjen e kutive, eksperimentimin e  fletëve të votimit, zyrave elektorale të paligjshme që kemi gjetur.

Kjo është çështje e shqiptarëve e jona, dhe ne duhet ta zgjidhim. Raporti paraprak i OSBE-ODIHR e vë gishtin në plagë për këto që ne themi. Është e paimagjinueshme inxhinierimi i asaj që kanë bërë. Të fitosh 83 mandate, s’ka logjikë politike, s’ka një rast në botë. Opozita ka fjalën, denoncimin, zërin, mbrojtjen e votës ku ka mundur. Edhe mandatin e  fundit të Lezhës, donin ta rrëmbenin, donin të linin Kurbinin të papërfaqësuar. Jemi bërë gardh aty që të mos lëmë një zonë të tërë të papërfaqësuar. Kemi bërë gjithçka kemi pasur mundësi.

Procesi i thellë i reflektimit, që s’mund të vazhdojmë po njëlloj, pikat mbi i, rifreskimi i partisë, të gjitha duhen, dhe bëhen brenda PD, forumeve dhe janë çështje të PD. Sot vëmendja duhet të jetë te evidentimi i 11 majit. Për të dokumentuar deformimin e votës, gjithçka, e për t’u bërë të ditur OBE-ODIHR e ndërkombëtarëve, çfarë ka ndodhur në Shqipëri”, u shpreh ai.

Etiketa: KelliciSHBAZgjedhje

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani shpallet ‘maratonomaku’ i Serie A

LEGJIONARËT/ Ramadani shënon eurogol në Serie A! Dopietë nga Daku dhe asist nga Muçi, Mario Mitaj shpallet kampion në Arabinë Saudite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com