GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Të gjithë përballë më të keqes që quhet Erion Veliaj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Të gjithë përballë më të keqes që quhet Erion Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në Konventën e ‘Grupit Dhjetor ‘90’.

Këlliçi ka kërkuar që të jenë në krah të tij në betejën për fitoren në Tiranë, pasi Shqipërisë i kanoset një e keqe edhe më e madhe, quhet Erion Veliaj.

“Unë kam hyrë në një betejë të paprecedentë, përballë një regjimi, përballë një diktakture në forma moderne. Do mundohem të marr kurajo, guxim, shembull nga beteja që ju bëtë për të rrëzuar një sistem gjakatar, diktaturë gjakatare, por nga ana tjetër ne sot përballemi me forma moderne të monizmit. Me një diktakturë që i ka kapur qytetarët te kafshata e gojës, me Aktivistin, që i kërcënojnë me bukën e gojës, atyre që nuk mendojnë njëlloj si qeveria, me sondazhet e blera që përherë nxjerrin qeverinë fituese, por që në fakt ndryshimi vjen nga vota e popullit.

Do të doja shumë të ishit krah meje në këtë betejë që po bëj për Tiranën, për të parandaluar një keqe shumë të madhe që e ka kapur sot për fyti Shqipërinë dhe që quhet Edi Rama, por që Shqipërisë sot i kanoset  një e keqe edhe më e madhe, që quhet Erion Veliaj.

Në ka një pikë takimi sot me demokratëve dhe socialistëve, qytetarëve pa bindje politike, atyre që votojnë për herë të parë, atyre që nuk votojnë është bindja absolute se modeli i Erion Veliajt është një model edhe më i keq se i Edi Ramës. Prandaj do të kërkoja përulësisht nga ju, edhe qytetarëve të Tiranës që në këtë betejë që kemi përpara për të ç’rrënjosur këtë model nga kryeqyteti, për të ja rikthyer kryeqytetin qytetarëve, për të rikthyer një model të një administratori normal në bashkinë e Tiranës, nuk ka nevojë të jesh gjithollog, të jesh shkencëtar, ka nevojë të jesh me qytetarët, t’u japësh zgjidhje t’i dëgjosh dhe sigurisht që të mos dalësh në media, por të bësh punë. Këto tipare historikisht të PD-së, që nuk e ka pasur mendien tek propaganda, por tek punët e vendit.”, u shpreh ai.

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë
Aktualitet

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26
Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin
Aktualitet

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

10:43 - 08/10/26
Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë
Aktualitet

Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

10:37 - 08/10/26
Para
“Superpower” na zbulon një luftë ndryshe

“Superpower” na zbulon një luftë ndryshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë
Aktualitet

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26

Përplasjet po vijojnë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet tubimi kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në mesin e protestuesve...

Lexo më shumë
Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Berisha paralajmëron socialistët: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

10:43 - 08/10/26
Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Rama kërcënon deputetët në mbledhjen e grupit të PS: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

10:37 - 08/10/26
Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!

Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!

10:11 - 08/10/26
“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

10:05 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com