GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

14:27 - 01/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në qendër të reagimit të tij është respektimi i dinjitetit të punëtorëve shqiptarë, i cili, sipas tij, nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.

Duke iu referuar rasteve të shumta të humbjes së jetës në vendin e punës, Këlliçi thekson se këto tragjedi nuk janë aksidente, por pasojë e “neglizhencës shtetërore, shfrytëzimit të pakontrolluar dhe dështimit të institucioneve përgjegjëse”.
“Në Shqipëri, plagët janë ende të hapura. Vdekjet në kantierë, në miniera apo nga plumbat qorr tregojnë se jeta dhe siguria e punëtorit nuk janë prioritet,” shkruan ai.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Këlliçi ka prezantuar një platformë konkrete që synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve ekonomike dhe sociale për qytetarët:

• Pagë minimale 500 euro brenda 100 ditëve të para të qeverisjes,

• Pagë mesatare 1,200 euro gjatë mandatit,

• Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët,

• Pension minimal 200 euro për çdo të moshuar,

• Bursa dhe ndihmë për familjet në nevojë, jetimët dhe studentët.
“Më 11 maj, votoni për dinjitetin. Votoni numrin 1,” përfundon mesazhin e tij Këlliçi.

Postimi i plotë:

Më 1 Maj, kujtojmë se dinjiteti nuk dhurohet, ai fitohet.
Nga lufta për ditën tetë-orëshe, te betejat për kushte të sigurta pune, çdo centimetër dinjitet është fituar me mund, guxim dhe qëndresë.
Në Shqipëri plagët janë ende të hapura. Vdekjet e punëtorëve në kantierë, në miniera, apo në vendin e punës nga plumbat qorr, na kujtojnë se shkelja e të drejtës për siguri dhe jetë vazhdon më shumë se kurrë. Pas çdo statistike fshihet një emër, një familje, një histori e ndërprerë padrejtësisht. Këto humbje nuk janë aksidente por pasojë e neglizhencës shtetërore, shfrytëzimit të pakontrolluar dhe dështimit të plotë të inspektorateve dhe institucioneve monitoruese.
Asnjë biznes që mbijeton duke paguar më pak se një pagë të denjë nuk ka të drejtë të ekzistojë. Qëndrueshmëria dhe fuqia e kombit varen nga mirëqenia e atyre që punojnë me duar apo me mendje.
Ndaj, sot, 10 ditë para votimit, angazhimi ynë është i qartë:
→ Pagë minimale 500 euro brenda 100 ditëve të para.
→ Pagë mesatare 1,200 euro gjatë mandatit.
→ Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët.
→ Pension minimal 200 euro për çdo të moshuar.
→ Bursa dhe ndihmë për familjet në nevojë, jetimët e studentët.
Nëse besoni se respekti, drejtësia dhe jeta njerëzore duhet të jenë themeli i së ardhmes së punës, më 11 maj votoni për dinjitetin.�Votoni numrin 1.

Etiketa: dinjitetKelliciVote

Lajme të lidhura

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje
Aktualitet

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Turqit marrin në dorë menaxhimin e spitaleve/ Trajtohen si pashallarë, ja si e refuzojnë hotelin në Durrës

Turqit marrin në dorë menaxhimin e spitaleve/ Trajtohen si pashallarë, ja si e refuzojnë hotelin në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në hyrje të podkastit të tij, se Kuvendi i Shqipërisë nuk do...

Lexo më shumë
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

07:40 - 21/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

07:31 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com