GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Veliaj shpërblen me kullë ndërtuesin e kateve pa leje

11:02 - 13/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Veliaj shpërblen me kullë ndërtuesin e kateve pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës Belind Këlliçi e ka nisur ditën e sotme dhe këtë javë duke denoncuar me pamje, vendimin më të fundit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ndërtimin e një tjetër kulle betoni ngjitur me kullën famëkeqe në qendër të kryeqytetit, “Eyes of Tiranës”.

Vendimi i fundit i Veliajt përbën një skandal pasi ndërtuesi i shtatë kateve pa leje të “Eyes of Tirana”, në vend që të hetohej nga Prokuroria e Posaçme dhe SPAK, po shpërblehet me një godinë të re shumëkatëshe.

Megjithatë, theksoi Këlliçi duke iu drejtuar qytetarëve nga “skena e krimit” siç e cilësoi, vetëm tre muaj janë deri në zgjedhjet lokale kur qytetarët e Tiranës kanë mundësinë ta largojnë me votë kryebashkiakun Veliaj, që firmos vetëm për të mbushur xhepat e tij dhe të bizneseve pranë tij.

Reagimi:

“Do të doja ta nisnim javën me një lajm pozitiv dhe me energji pozitive, me ndërtimin e një kopshti, të një çerdheje apo shkolle, parku a lulishteje po këto nuk janë prioritetet e Erion Veliajt.

Jemi në një moment kur kryeqyteti ka nevojë për ujë të pijshëm, parqe e lulishte, po vendimet e kryebashkiakut janë krejt të kundërta.

Vendimi i fundit është ai i denoncuar dje në media me marrëveshjen e fundit të nënshkruar nga bashkia e Tiranës, nga kryetari i bashkisë, për ndërtimin e një kulle të re betoni ngjitur me kullën famëkeqe të Tiranës, që quhet “Eye of Tirana”, ku tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë marrë vesh që janë ndërtuar 7 kate pa leje.

Muajin e kaluar, bashkia e Tiranës ka firmosur një marrëveshje ku i jep një pjesë të truallit këtu në dijeninë time dhe sipas informacioneve paraprake, do t’i drejtoj një thirrje publike, Prokurorisë së Posaçme  Antikorrupsion dhe SPAK për ta hetuar këtë rast.

Veliaj shpërblen krimin

Kur kemi ende një çështje në gjykatë për shkak të kullave, baskia e Tiranës shpërblen ndërtuesin që ka ndërtuar 7 kate pa leje me një kullë të re. Kjo kullë që ju shihni është kulla e famshme që është bërë lajm ndërkombëtar dhe për të cilën qeveria vetë e ka pranuar se janë dhënë shtatë kate pa leje. Në vend që kësaj kompanie, këtij ndërtuesi qeveria dhe bashkia mbi të gjitha t’i hiqnin licencën sepse është vepër penale, çfarë ndodh?! Ky ndërtues shpërblehet me një kullë të re ngjitur dhe duke rrafshuar të vetmen Qendër Rinore që ka pasur Tirana.

Në cilin kryeqytet një kryebashkiak ndërmerr një hap të tillë për të shpërblyer një ndërtues në paligjshmëri?!

Në vend që të kishte një konfiskim, sepse kjo këtu është zonë krimi, skenë krimi dhe kjo kompania duhet të mbante përgjegjësi, ka ardhur shpërblimi për një përbindësh tjetër betoni.

Lajmi i mirë është se vetëm 3 muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nga 14 maji, dita  kur të gjithë qytetarët kanë mundësi të votojnë për të ardhmen.

Prioritete e këtij kryetari këto janë, mbushja e xhepit të tij dhe e bizneseve pranë tij.  Në vend që qyteti të pastrohet me gjysmën e tarifës që ka qenë dikur, ne paguajmë dyfish për një incenerator që as i ndan as i djeg mbetjet. Ky është një rast skandaloz korrupsioni.”, thekson kandidati i PD-së për Tiranën.

Etiketa: KelliciKryesore1kulleVeliaj

Lajme të lidhura

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit
Aktualitet

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26
Para
Shpërthimi në Sarandë/ Shoqërohen në polici pronarët

Shpërthimi në Sarandë/ Shoqërohen në polici pronarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26

Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një...

Lexo më shumë
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com