GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

“Kemi 5 fëmijë…”/ 45-vjeçarja flet për marrëdhënien me “babain” e saj

16:10 - 26/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi 5 fëmijë…”/ 45-vjeçarja flet për marrëdhënien me “babain” e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 45-vjeçare ka vendosur së fundmi që të rrëfejë historinë e saj të dashurisë me një burrë që është 26 vite më i madh se ajo. Teksa njerëzit mendojnë se ai është babai i saj, ata bashkë kanë 5 fëmijë.

“The Sun” shkruan se Allison është takuar me 71-vjeçarin, Ben Hornsby, në vitin 1998. Që atëherë ata janë të pandashëm, pavarësisht se janë përballur me komente të pakëndshme gjatë këtyre viteve që janë bashkë.

Sipas saj, jo vetëm që njerëzit kanë menduar se ai është babai i saj, por mësuesit mendonin se Ben është gjyshi i fëmijëve që ata kanë.

“Ndjej sikur njerëzit mendojnë se marrëdhëniet me një diferencë të madhe në moshë nuk funksionon dhe ne nuk jemi të lumtur”, tha Allison.

Në vitin 2003 ajo ishte 26 vjeçe dhe solli në jetë trinjakët Benjamin, Noah dhe Ethan në vitin 2003, ndërkohë Ben u bë baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare.

Më pas, tre vjet më vonë, ajo lindi sërish binjakë, Mia dhe Jude, të cilët tani janë 16 vjeç. Ndërsa rritnin fëmijët e tyre, çifti nga Florida u përball me komente negative nga njerëzit.

Allison ka shtuar se merr mesazhe nga burra dhe të rinj, të cilët e ngacmojnë në mënyrë seksiste.

“Kjo është fyese sepse ne kemi një martesë shumë të shëndetshme. Ben doli në pension në 2010, gjë që e ka lejuar atë të jetë i pranishëm dhe i disponueshëm për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve tanë. Gjatë kohës që punonte si postier, ai ndërronte pelenat e fëmijëve dhe ndihmonte në gatim”, ka shtuar ajo.

Ndërsa Ben ka thënë se sfida e tyre më e madhe ka qenë rritja e 5 fëmijëve të tyre.

“Të kesh trinjakë dhe binjakë do shumë punë. Rritja e pesë fëmijëve së bashku ka qenë disi dërrmuese, por ne e bëjmë atë së bashku”, ka thënë 71-vjeçari.

Edhe pse shumë njerëz e kanë kundërshtuar lidhjen e tyre, çifti thotë se familjet e tyre janë shumë mbështetëse, pasi e kanë aprovuar dashurinë e tyre që në fillim. Megjithatë, disa miq dhe kolegë ishin skeptikë pasi mendonin se marrëdhënia e tyre nuk do zgjaste.

Etiketa: ciftiKuriozitete

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Oriola Marashi ndez rrjetin, pozon fotot hot nga Italia

Oriola Marashi ndez rrjetin, pozon fotot hot nga Italia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com