GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Keni frikë gjatë fluturimit? Ja si mund ta mposhtni

12:11 - 22/01/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Keni frikë gjatë fluturimit? Ja si mund ta mposhtni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si mund ta mposhtim frikën gjatë fluturimit? Dhe pse sa herë që duhet të hipësh në aeroplan, lutesh?, janë disa nga pyetjet e parashtruara në faqen e intenetit focus.it.

Në realitet, matematika, statistikat dhe teknologjia na tregojnë se avioni është mjeti më i sigurt i transportit.

Këtu janë nëntë gjëra që duhet të dini për të larguar frikën nga fluturimi.

Nuk jeni vetëm në qiell
Mesatarisht, më shumë se tetë milionë njerëz fluturojnë çdo ditë. Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i pasagjerëve civilë ishte 3,1 miliardë (baraz me 44% të popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 81 aksidente dhe 210 të vdekur.

Probabiliteti

David Ropeik i Universitetit të Harvardit llogariti në vitin 2006 se shanset për të vdekur në një aksident avioni janë një në 11 milionë.

Po, është më e lehtë të vdesësh nga një sulm peshkaqeni (Një në tre milionë shanse).

Rreziku për një persona është pas 123 000 vitesh
Por, ka nga ata që janë edhe më optimistë.

Në vitin 2013, Arnold Barnett, profesor statistikash në Boston, konstatoi se rreziku i vdekjes për pasagjerët në linjat ajrore komerciale është 1 në 45 milionë fluturime.

Sipas ”New York Times”, një udhëtar mund të fluturojë çdo ditë për 123 000 vjet dhe ende të jetë i sigurt.

Qiej të tejmbushur
Ka 49 871 linja ajrore në botë në të cilat llogariten 102 465 fluturime ditore.

Vetëm fluturimet e tre aleancave kryesore të linjave ajrore (Star Alliance, One World dhe Sky Team) janë 47 777.

Punësimet në Aviacionin Civil
Aviacioni civil punëson mbi 57 milionë njerëz dhe kontribuon me 2,2 trilionë dollarë në ekonominë globale.

Siguria në fluturim
Fluturimi është mjeti më i sigurt i transportit. Të dhënat i referohen vetëm SHBA, por janë të qarta: aksidentet shkaktojnë 0,06 vdekje për çdo një miliard milje të udhëtuara.

Autobusë regjistrojnë 0,14, metroja 0,24, trenat 0,47, makinat 5,75 dhe motoçikletat 217 vdekje.

  1. Frika e vozitjes së makinës

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka pasur më shumë se 1,2 milionë vdekje nga aksidentet rrugore në mbarë botën në vitin 2010.

Trafiku rrugor është shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Universiteti i Oksfordit përllogariti se në vitin 2006, britanikët kishin shanse një në 36 512 për të vdekur në një aksident automobilistik dhe një në 3,5 milionë shanse për të vdekur në një aksident avioni.

Turbolenca
Kushdo që ka frikë nga fluturimi ka një frikë nga turbulencat. E pabazuar.

Ekzistojnë tre lloje të turbulencave: të lehta, të moderuara dhe të rënda.

Për pilotët, ajo e butë nuk është e ndryshme nga një rrugë e keqe për një shofer taksie.

Ai i moderuari as nuk i tremb, pasi zakonisht zgjat 10-15 minuta, nëse vazhdon, piloti mund të përpiqet ta çojë avionin në një lartësi tjetër.

Turbulencat e forta janë shumë të rralla. Disa minuta nga afërsisht 10 000 orë kohë fluturimi për një pilot. Është e pakëndshme, por jo e rrezikshme.

Avioni mund të devijohet në lartësi deri në 30 metra, por asgjë si ajo që shihni në filmat e fatkeqësive në kinema.

Fiton dashuria për jetën
Psikologu dhe ish-kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Tom Bunn, ka zhvilluar një program kundër frikës nga fluturimi i quajtur “Saar” dhe bazohet në çlirimin e oksitocinës, e njohur gazetarisht si hormoni i dashurisë.

Sipas tij, duke u mësuar të imagjinoni, me pak stërvitje, një burim të besueshëm të hormonit të dashurisë, familiarët tuaj, fytyra e partnerit etje, oksitocina hyn në qarkullim dhe amigdala çliron hormonin e stresit përgjegjës për ankthin gjatë fluturimit.

 

 

 

Etiketa: fluturimfrike

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
I zuri skela/ Dëshmitarja: Vajza e mbuluar me gjak, burri pa ndjenja

I zuri skela/ Dëshmitarja: Vajza e mbuluar me gjak, burri pa ndjenja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit,...

Lexo më shumë
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

20:24 - 10/01/26
Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

20:04 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com