Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e kercenimeve te sigurise nga Irani.
Keshtu Qeveria, pasi mbrockulliti mbi “hamendesime” dhe “mungese informacioni” ne reagimin e pare ndaj njoftimit te Ambasades se SHBA, sot po tregon se ka marre masat per te adresuar shqetesimin.
Ministri i Brendshëm Besford Lamallari gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme është shprehur se pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në vende që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.
Ministri shtoi se këto paralajmërime janë standarde për të gjitha vendet e BE, jo vetëm për vendin tonë.
“Së pari, Shqipëria ka kohë që ka marrë masat e nevojshme, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut, por edhe planin e masave, jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për infrastrukturën publike në tërësi. Policia e Shtetit është me masa të shtuara sigurie në këto vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.
Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme. Edhe pas reagimit të Ambasadës, i kërkova strukturave përkatëse për të më informuar për masat dhe komunikimet e tyre me ambasadat. Është konfirmuar se ky është një lajmërim standard, përfshirë dhe për vendet e BE-në”, u shpreh ministri Lamallari.
gijotina.com/










Discussion about this post