GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërcënimi i Rusisë, ministrat e jashtëm të BE-së në mbështetje të Ukrainës

17:59 - 13/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimi i Rusisë, ministrat e jashtëm të BE-së në mbështetje të Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan të hënën për të diskutuar mënyrat se si mund të pengohet kërcënimi i një sulmi të ri të mundshëm rus ndaj Ukrainës dhe çfarë masash duhet të merren nëse Moska vendos të dërgojë trupat e saj përtej kufirit.

Para fillimit të një takimi të ministrave të jashtëm sot në Bruksel, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se do të diskutohen mënyrat për të parandaluar fillimin e një krize, duke nënvizuar mbështetjen e bllokut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Në çdo rast, ne do të dërgojmë një sinjal të qartë se çdo agresion kundër Ukrainës do të ketë një kosto të lartë për Rusinë nëse kjo ndodh. Por tani, po përpiqemi të bëjmë më të mirën që të mos ndodhë”, tha shefi i politikës së jashtme Josep Borrell.

Ai tha se nuk do të merren vendime për sanksione kundër Rusisë, por se ministrat do të diskutojnë se çfarë hapash dhe kur do të ndërmarren ato, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Udhëheqësit perëndimorë kanë frikën e një sulm ndaj Ukrainës nga Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe mbështet separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore dhe po luftojnë forcat qeveritare ukrainase. Lituania paralajmëroi se lëvizjet e trupave ruse kohët e fundit nuk janë thjesht kërcënim.

“Ne jemi të bindur se Rusia në fakt po përgatitet për luftë të gjithanshme kundër Ukrainës, dhe kjo është një ngjarje e paprecedentë, ndoshta që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu ne duhet të jemi shumë të përpiktë dhe shumë të gatshëm për atë që po vjen në mesazhet tona. Dhe kjo do të thotë se nëse është një sulm i paprecedentë ndaj një vendi që e ka drejtimin nga Perëndimi, përgjigja duhet të jetë e paprecedentë edhe nga vendet perëndimore”, tha Ministri i Jashtëm Gabrielius Landsbergis.

Por fuqitë e mëdha të BE-së, Franca dhe Gjermania, dhe të tjera vende të bllokut larg kufijve të Rusisë nuk ndajnë të njëjtin vlerësim si Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe vendet baltike. Ata pranojnë lëvizjen e trupave ruse, por nuk mendojnë se një sulm është i pashmangshëm. Diplomatët e BE-së i thanë agjencisë Reuters se diskutimet ishin përqëndruar në një rritje të mundshme graduale të çdo sanksioni, duke filluar nga ndalimet e mundshme të udhëtimit dhe ngrirja e pasurive të politikanëve rusë e deri te ndalimi i lidhjeve financiare dhe bankare me Rusinë.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë për të parandaluar funksionimin e tij janë gjithashtu një opsion. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë se aleanca ushtarake perëndimore qëndron në krah të Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të G-7ës paralajmëruan Rusinë të dielën për “pasoja madhore” nëse ajo sulmon Ukrainën./ VOA

Etiketa: BEUkraine

Lajme të lidhura

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s
Aktualitet

Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s

16:45 - 16/01/26
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Para
Basha: Suel Çela frikëson Berishën jo mua, ai ka humbur çdo sens

Basha: Suel Çela frikëson Berishën jo mua, ai ka humbur çdo sens

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spalletti paralajmëron Juven: Ndeshja me Cagliarin, si një finale Championsi
Aktualitet

Spalletti paralajmëron Juven: Ndeshja me Cagliarin, si një finale Championsi

14:15 - 17/01/26

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për ekipin e tij përpara ndeshjes kundër Cagliarit, duke...

Lexo më shumë
Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 - 17/01/26
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët

“LEMERI”/ Rama mbledh kryebashkiakët: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike

13:45 - 17/01/26
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

13:30 - 17/01/26
E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

13:15 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com