GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Kërcënuan’ me arkivol në protestë/ Hotolishti voton masivisht Edi Ramën, që planifikon tu shembë banesat

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kërcënuan’ me arkivol në protestë/ Hotolishti voton masivisht Edi Ramën, që planifikon tu shembë banesat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kontrast i dukshëm mes një proteste komunitare me mesazhe të forta dhe rezultatit të votimit në zgjedhjet parlamentare është shënuar në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Banorët e këtij fshati, të cilët më 20 prill kishin dalë masivisht në protestë kundër zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, në zgjedhjet e 11 Majit i dhanë një mbështetje dërrmuese Partisë Socialiste, e cila drejton qeverinë dhe projektin e kontestuar.

Protesta e disatë dhe e zhvilluar disa javë para zgjedhjeve ishte shprehje e zemërimit të banorëve, të cilët e konsideronin projektin e rrugës si “një kërcënim serioz për jetesën dhe pronat e tyre”. Sipas tyre, projekti sillte ndarjen e fshatit dhe shkatërrimin e banesave. Të pajisur me pankarta dhe me një arkivol të vendosur në mes të rrugës, simbolizuar si “vdekja e fshatit”, protestuesit shprehën pakënaqësinë për mungesën e transparencës dhe përfshirjes së tyre në procesin e projektimit dhe zbatimit të projektit. Mesazhe të forta si “Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!” u shfaqën në pankarta, ndërsa një përfaqësues i tyre theksoi heshtjen e institucioneve dhe domosdoshmërinë e reagimit. Pas, 20 Prillit, banorët zhvilluan edhe disa protesta të tjera, megjithatë kërkesat e tyre nuk morën përgjije.

Pas katër protestave, banorët e Hotolishtit iu drejtuan kutive të votimit. Sipas rezultatit përfundimtar nga 10 qendrat e votimit në këtë fshat, Partia Socialiste mori 1445 vota, ose 61.54% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, forca kryesore opozitare, mori 684 vota, ose 29.13%. Votat e mbetura u shpërndanë mes subjekteve të tjera politike.

Ky rezultat përfundimtar në Hotolisht paraqet një situatë paradoksale, ku komuniteti që protestoi me simbole dramatike kundër një projekti qeveritar, ndërsa në fund i dha një mbështetje të fortë elektorale pikërisht partisë që drejton qeverinë dhe zbaton projektin në fjalë.

Etiketa: hotolishtKryesore1

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Nëse fiton Edi Rama do ha m**, Ilir Vrenozi mban “premtimin” (Video)

Nëse fiton Edi Rama do ha m**, Ilir Vrenozi mban "premtimin” (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com