GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Çudirat zgjedhore/ Kërcënuan me bojkot, por…votuan kandidatin socialist

13:07 - 16/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çudirat zgjedhore/ Kërcënuan me bojkot, por…votuan kandidatin socialist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fushatës elektorale, banorët e Bërxullës deklaruan para mediave se do të bojkotonin procesin zgjedhor për njësitë e qeverisjes vendore, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit.

Teksa protestonin për të disatën herë duke bllokuar rrugën Qafë Kashar-Rinas për të kundërshtuar projektin e autostradës Thumanë-Kashar dhe kërkonin shpronësime me vlerën e tregut, ata paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve, nëse problemi i tyre nuk zgjidhjej.

“Ata vetëm shohin, bëjnë fresk. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, deklaroi, në atë kohë, një prej përfaqësuesve të banorëve të kësaj qyteze në këtë tubim.

Rruga do të kalojë në pronat e tyre për të cilat, institucionet nuk i kanë gjetur zgjidhje për dëmshpërblimin edhe pse ata nuk pushuan së kërkuari atë që i takon në dyert e institucioneve për 7 muaj duke protestuar.

Aksi nga ku kalon autostrada e florinjtë Thumanë-Kashar prek rreth 30 ha tokë në Bërxullë dhe 20 banesa për të cilat banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut plus bonus qeraje.

Por, pavarësisht sorollatjes në dyert e shtetit dhe forcës që policia ka ushtruar mbi ta në këto 7 muaj që kanë protestuar, banorët e Bërxullës, e cila është një njësi që bën pjesë në bashkinë e Vorës nuk i qëndruan zotimit të bërë publikisht.

Bojkoti masiv që ata premtuan në emër të të drejtës për pronën ka dështuar, pasi sipas projeksioneve të KQZ-së nga 12 qendra votimi të njësisë Bërxullë rezulton se kanë votuar 3708 qytetarë.

Dy kandidatët për bashkinë e Vorës e përfunduan garën, respektivisht me 9638 vota për Blerim Sherën e Partisë Socialiste dhe 3471 vota për Indrit Hoxhën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Diferenca mes tyre është mbi 5 mijë vota, ku një rol e ruan edhe Bërxulla me pjesëmarrjen prej 41% të zgjedhësve, e cila tregon se nuk ka pasur edhe aq pakënaqësi sa pretendohej nga ata që protestonin për pronat e tyre.

Konkretisht, nga 41% pjesëmarrje, ajo u përkthye për kandidatin Blerim Shera në 2266 vota ose 61.11 %, ndërsa për Indrit Hoxhën në 1442 vota ose 38.89 %.

Vota në Bërxullë tregon për rezistencën e një grupi social të lirë që zgjodhi t’i kundërvihej pushtetit në shi e në diell, para Ministrisë së Infrastrukturës, Kryeministrisë dhe Agjencisë Shetërore të Kadastrës, duke sfiduar pushtetin me deklarata për bojkot në zgjedhje.

Por edhe pse akuzojnë qeverinë se po i vjedh pronat dhe djersën që kanë investuar aty në 32 vite, banorët treguan të kundërtën në kutitë e votimit dhe legjitime është të thuash se edhe nëqoftë se dalin sërish për të protestuar pas 14 Majit, kauza e tyre është bërë për të drejtën e pronës si një nga liritë themelore të njeriut është zhvlerësuar dhe bërë nul./Marrë nga BN

Etiketa: Kryesore1ShqiperivotimetZgjedhjet

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
Skuadra shqiptare thyen tabunë, ngjitet në Bundesliga

Skuadra shqiptare thyen tabunë, ngjitet në Bundesliga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com