GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta ndryshon Kodin Zgjedhor/ KQZ miraton nismën, iniciatorët: 20 mijë firma edhe nga qytetarët në bulevard

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta ndryshon Kodin Zgjedhor/ KQZ miraton nismën, iniciatorët: 20 mijë firma edhe nga qytetarët në bulevard
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy lëvizje për një qëllim. Në shesh, qytetarët prej më shumë se dy javësh kërkojnë tërheqjen vullnetare nga detyra të Edi Ramës.

Paralelisht, një grup aktivistësh nga shoqëria civile kërkojnë largimin e Kryeministrit me votë. Pika e takimit të përbashkët është bulevardi.

“Nisma për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe protesta e qytetarëve nuk vihen përballë njëra-tjetrës, por janë komplementare të njëra-tjetrës. Ore në fund fare, të bëjë çfarë të dojë qytetari në rrugë, ndryshimin mund ta sjellë vetëm përmes votës, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume.

Këtë të hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dritën jeshile mbledhjes së firmave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nismëtari Kristaq Kume tregon për Top Channel se 20 mijë firma për amendimin e ligjit zgjedhor nuk janë një mision i pamundur, aq më shumë me stinën e protestës, ku një stendë paralajmëron se do ta ngrejë edhe në bulevard.

“Sheshi është një mundësi shumë e mirë sepse kemi shumë njerëz të grumbulluar dhe brenda një kohe të shkurtër mund të marrësh dhjetra e dhjetra mbështetës. Protesta u njoftua për këtë gjë dhe pati atë reagim të atyre që ose nuk e kuptuan ose janë dashakeqës dhe dolën e thanë: “dolën këta të kapin protestën”. Absolutisht nuk bëhet fjalë. Do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të bëhen bashkautorë të kësaj nisme”, u shpreh Kume.

Ndryshimet që kërkojnë të përcjellin në Kuvend si amendamente ligjore, ish-kreu i KQZ këmbëngul se plotësojnë edhe kërkesat e protestuesve për të garantuar një përfaqësim të barabartë në Kuvend.

“Ne kërkojmë rregulla më të mira për zbatimin e këtij sistemi që kemi. Që Shqipëria të ndahet jo në 12 por në katër zona zgjedhore. Zgjedhjet të bëhen me lista 100 për qind të hapura, së treti që ndarja e mandateve mes subjekteve në garë zgjedhore të bëhet jo me formulën aktuale kur janë pjesëtuesit një, dy, tre, katër, pesë, por me pjesëtues me numra tek. Të tria këto krijojnë kushte shumë më të mira për të konvertuar vullnetin e zgjedhësve të shprehur në kutitë e votimit në mënyrë sa më proporcionale në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ish-kreu i KQZ.

Mbledhja e firmave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të thotë automatikisht miratim i nismës, por depozitim i saj në Kuvend. Miratimi ose jo do të jetë sërish vullnet i partive politike parlamentare.

Etiketa: kodi zgjedhorKryesore1

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Dalin 3 nismëtarët e protestës, që komunikojnë me policinë: Tubimi vetëm brenda Unazës

Dalin 3 nismëtarët e protestës, që komunikojnë me policinë: Tubimi vetëm brenda Unazës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com