Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të portit të Durrësit, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se një kërkesë e tillë e opozitës nuk mund të miratohet.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se kjo është një çështje e interesit publik dhe është e detyrueshme transparenca.
“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milion euro. Faljen e tokës publike bashke me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri. Objekti i hetimit është konkret dhe puna e kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre te bëjmë transparence. Aty mund te jene para te pista qe po investohen dhe kuvendi ka te drejte te hetoje, sic ka te drejte te kontrolloje prishjen e te gjitha marrëdhënieve kontraktuale te meparshme. Kuvendi ka te drejte te hetoje edhe se çfarë po ndodh me portin e ri.
Na u tha qe do jete me fature zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard.. nuk ka asnjë vendim te Gjykates Kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është ne Strasburg nuk mund te kete hetim parlamentar. E kunderta është thënë. Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjera qe si kupton se keshtu t’i kanë dhënë. Nuk ka asnje opinion te venecias per kete çeshtje sic ti pretendon. Ne çdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet te beje kujdes qe te mos ketë mbivendosje kompetencash”, tha Bardhi.
Ndërsa Çuçi tha se opozita e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur kjo e fundit që të shprehet.
“Ne kurrë s’kemi thënë që jemi kundër komisioneve hetimore. Kur ju i bëni komisionet hetimore me objektin e duhur janë miratuar. Pak a shumë ishin shteruese argumentet e grupit tonë parlamentar. Por dua të shtoj se sa herë që lexoj kërkesën me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi në limitet e punës se këtij parlamenti.
Në pjesën e fushatës parlamenti nuk mund te funksionoje. Më duket e vonuar se mund ta kishit bere me përpara këtë komision nëse do ta donit. Me duket e shpejtuar se jemi përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Te presim njëherë Gjykatën Kushtetuese se çdo të thotë për këtë çështje”, tha ai.
Lexo edhe:
Discussion about this post