GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohej për drogë, 29-vjeçari kapet duke punuar në lavazh (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Humb jetën 70-vjeçarja në Durrës. Dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka kapur dhe vënë në pranga 29-vjeçarin Klajdi Miziri, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

29-vjeçari i ndaluar,  ishte me 2 masa sigurie, i akuzuar nga Gjykata e Gjirokastrës për transportimin e 27.6 kg cannabis sativa, dhe i akuzuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe prodhim të cannabis sativës, në ambient të mbyllur, me anë të llambave. I riu u kap teksa punonte në një lavazh në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës.

“Gjirokastër/Vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Koordinimi i punës dhe shkëmbimi i informacioneve ndërmjet policive të Gjirokastrës, Durrësit dhe Vlorës, çoi në pranga shtetasin e shpallur në kërkim në kuadër të 2 operacioneve antidrogë.

29-vjeçari i ndaluar, me 2 masa sigurie, i akuzuar nga Gjykata e Gjirokastrës për transportimin e 27.6 kg cannabis sativa, dhe i akuzuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe prodhim të cannabis sativës, në ambient të mbyllur, me anë të llambave.

29-vjeçari u kap teksa punonte në një lavazh në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve policore me drejtoritë vendore të Policisë, Durrës dhe Vlorë, për vendndodhjen e një shtetasi me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, kanë lokalizuar në një subjekt (lavazh), në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 29 vjeç.

-Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi K. M. akuzohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër, për të transportuar 27.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, më datë 24.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”.

-Gjykata e Vlorës i ka caktuar shtetasit K. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Në magazinën e marrë me qira nga shtetasi K. M., në fshatin Volloder, u gjetën të kultivuara me anë të llambave që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur, 100 bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu në ambientet e kësaj magazine u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Ky rast u konstatua dhe u godit nga Policia e Vlorës, më datë 26.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Volloder”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: Klajdi MiziriKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët
Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët

12:57 - 02/07/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

PD bojkotoi Parlamentin, reagon Salianji: Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Ramës

12:42 - 02/07/26
Protestuesit i bëjnë ‘pritë’ dhe godasin me ujë dhe vezë makinën, kthehet pas Niko Peleshi
Aktualitet

Protestuesit i bëjnë ‘pritë’ dhe godasin me ujë dhe vezë makinën, kthehet pas Niko Peleshi

12:40 - 02/07/26
Para
“Tersi” vazhdon, Ancelotti mund të humbasë lojtarin kryesor në prag të sfidës me Almerian

“Tersi” vazhdon, Ancelotti mund të humbasë lojtarin kryesor në prag të sfidës me Almerian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët
Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët

12:57 - 02/07/26

PAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel...

Lexo më shumë
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

PD bojkotoi Parlamentin, reagon Salianji: Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Ramës

12:42 - 02/07/26
Protestuesit i bëjnë ‘pritë’ dhe godasin me ujë dhe vezë makinën, kthehet pas Niko Peleshi

Protestuesit i bëjnë ‘pritë’ dhe godasin me ujë dhe vezë makinën, kthehet pas Niko Peleshi

12:40 - 02/07/26
“Dhunë barbare ndaj protestuesve”, reagon ashpër PD: Policia gjakosi dhe masakroi qytetarët

“Dhunë barbare ndaj protestuesve”, reagon ashpër PD: Policia gjakosi dhe masakroi qytetarët

12:20 - 02/07/26
‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la, protestuesit nisen drejt hyrjes së parlamentit kur shfaqet deputeti i PS

‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la, protestuesit nisen drejt hyrjes së parlamentit kur shfaqet deputeti i PS

12:13 - 02/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com