GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kërkojnë rritje pagash dhe siguri/ Minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie

17:12 - 10/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkojnë rritje pagash dhe siguri/ Minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e punës.

Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë. Ata pretendojnë se kompania jo vetëm ka refuzuar dialogun, por ka ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj organizatorëve të protestës.

“Duke parë problemet e përditshme, e pamë të nevojshme të organizohemi në sindikatë për të mbrojtur të drejtat tona. Këtë lëvizje ata nuk e pranuan dhe madje më kanë larguar nga puna si organizator i saj,” thotë Albert Bushpreni, minatori i larguar nga puna.

Ai thotë se kompania ishte përpjekur të përçante lëvizjen, por nuk ia ka dalë dhe se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. “Ndoshta pronari nuk na do as të gjallë, por ne kemi lindur në këto troje që ata po i shfrytëzojnë. Pagat janë minimale dhe kushtet e punës nëntokë janë tepër të vështira. Rrezikojmë shëndetin dhe jetën çdo ditë,” tha ai.

Punonjësit e tjerë ndajnë të njëjtat shqetësime, duke theksuar mungesën e kushteve bazë dhe pagat e ulëta në raport me rrezikun që përballen çdo ditë në nëntokë.

“Po punojmë në kushte të papërshtatshme, duke rrezikuar shëndetin çdo ditë. Pagat janë qesharake për punën që bëjmë nëntokë. Punojmë përtej orarit të përcaktuar, nuk kemi ditë pushimi dhe transporti është skandaloz. Nuk do të tërhiqemi deri në përmbushjen e kërkesave tona. Është e papranueshme të trajtohemi në këtë mënyrë, ndërsa kompania refuzon të na dëgjojë,” – thotë Kastriot Prenga, minator në Spaç.

Në mbështetje të protestës janë bashkuar edhe përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, të cilët kanë paralajmëruar një grevë urie pa afat, nëse kërkesat e minatorëve nuk merren në konsideratë.

“Kompania po pengon një të drejtë themelore të punëtorëve – organizimin sindikal. Kjo është e papranueshme,” deklaroi Klodian Islami, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Industrisë.

Islami tha se të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit, do të nisë greva e urisë para ambienteve të kompanisë.

Më herët minatorët i kanë kërkuar ndërhyrje edhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit, e cila ka ndërmjetësuar një takim mes palëve, por pa rezultat konkret. Ndërkohë, kompania “Tete Albania”, e kontaktuar për këtë çështje, i ka cilësuar kërkesat e minatorëve si “antiligjore”, duke mohuar akuzat dhe pretendimet e ngritura ndaj saj.

Protesta në Spaç vjen në një sektor ku aksidentet në punë dhe pakënaqësitë e punëtorëve janë të përsëritura, ndërsa sindikatat kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të garantuar respektimin e të drejtave të punonjësve në industri të rrezikshme si minierat.

Spaçi ka një histori të ngarkuar, pasi gjatë periudhës së diktaturës komuniste miniera në këtë zonë u përdor si kamp pune për të burgosurit politikë, të cilët punonin në kushte ekstreme dhe çnjerëzore./ Elvis Hila, BIRN

Etiketa:
Etiketa: Greve UrieKryesore1

Lajme të lidhura

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria
Aktualitet

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

15:00 - 04/02/26
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard
Aktualitet

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

14:40 - 04/02/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

14:15 - 04/02/26
Para
Apeli i Posaçëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen

Apeli i Posaçëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm...

Lexo më shumë
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

15:00 - 04/02/26
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Guard

14:40 - 04/02/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

14:15 - 04/02/26
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Kryeministri gënjeu publikisht

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Kryeministri gënjeu publikisht

13:59 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com