GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkon të hyjë në BE duke fyer grupimin më të madh politik në Parlamentin Europian, Rama: Ju bashkuan kënetës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkon të hyjë në BE duke fyer grupimin më të madh politik në Parlamentin Europian, Rama: Ju bashkuan kënetës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më sy” e ka nisur direkt duke komentuar rezolutën e Jashtëzakonshme me titull “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, të miratuar ditën e djeshme në Kongresin e PPE-së, Partive Popullore Europiane, grupimit më të madh politik në Parlamentin Europin.

Në rezolutën e propozuar nga PD ngrihet alarmi për rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Rama e ka konsideruar si një “fletë rrufe” dhe si borinë e parë të humbjes së opozitës. Sipas tij, rezoluta kishte një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. Më tej, Rama u është përgjigjur edhe disa prej akuzave që përmbante rezoluta.

Rama e ka kuptuar mesazhin sepse rezoluta ishte e qartë. Zgjedhjet po minohen nga manipulimi e abuzimi me pushtetin! Drejtësia, e kapur. Këto ishin disa nga goditjet që i erdhën dje Ramës. Mesazhe që ishte mësuar të mos i dëgjonte pasi diplomatët i manipulonte që t’i kujtonin opozitës ‘barin’.

“Kemi disa gjëra për të folur, duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje.

E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë që është SPAK që është në terren dhe është në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja se janë lumë, se kur lexon këto fletërrufe se është e mbështetur në denoncime të stilit të kënetës. Denonco, fillo presionin, vë nën dritën e projektorëve prokurorët, detyroji të fillojë procese, deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e hetimit dhe në momentin që fillon hetimi ti shpall fajtorin, përpara se të nxjerrë hetimi.

Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë jam e qartë se si zhvillohet e gjitha. Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria. Prokurime, jo favorizuese, po s’ka fare. Shqipëria gjendet e para për integritetin e prokurimeve në rajon dhe këtë e thotë KE. Mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin.

Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi iegal. Siç ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore”, u shpreh ai.

Etiketa: fyenKryesore1parlament europianRama

Lajme të lidhura

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!
Aktualitet

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

20:32 - 02/07/26
Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan
Aktualitet

Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan

20:06 - 02/07/26
Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës
Aktualitet

Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:45 - 02/07/26
Para
Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier

Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!
Aktualitet

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

20:32 - 02/07/26

Në kulmin e protestave të përditshme pranë Kryeministrisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim për...

Lexo më shumë
Tender 2 MLD lekë ish-kandidatit të PD-së nga Rakip Suli/ Asfalti elektoral, lista me 48 rrugica të premtuara në Fushë Kamëz

Tender 2 MLD lekë ish-kandidatit të PD-së nga Rakip Suli/ Asfalti elektoral, lista me 48 rrugica të premtuara në Fushë Kamëz

20:12 - 02/07/26
Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan

Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan

20:06 - 02/07/26
Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:45 - 02/07/26
Përplasja para Kuvendit me Policinë, ja emrat e tetë të arrestuarve, mes tyre aktivisti Gentjan Progni

Përplasja para Kuvendit me Policinë, ja emrat e tetë të arrestuarve, mes tyre aktivisti Gentjan Progni

19:41 - 02/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com