GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë.

Rama ka sulmuar sërish sot gjyqtarët duke u shprehur se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon se logjika e tyre lë për të dëshiruar dhe i ka cilësuar si ‘njollë turpi’.

“Gjykata kushtetuese para pak ditësh kërkoi regjistrimin e seancës ku gjykatës, dy shoqata gjykatësish edhe ata me probleme të paregjistruara gjithsesi, kërkuan nga GjK t’iu rrisë pagat. Tani po ta dëgjosh atë regjistrim publikuar realisht ndihesh në vështirësi duke menduar se këta janë njerëzit që japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së tyre u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Unë nuk kam asnjë dëshire të bëj asnjë polemikë me askënd”, tha ai.

“Dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është në Shqipëri pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve me Greqinë. Dyfish sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin  e Zi.

Në 2016 kur zgjodhëm një sistem referencë i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë qe gjykatësve t’iu jepnin paga me ta larta se të tjerëve për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre duke i ngritur mbi presidentin e republikës mbi të gjithë.

Për t’iu dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm për drejtësi të pavarur por edhe gjykatës që të ndihen të mbështetur duke marrë paga super”, shtoi Rama.

Sipas tij është absurde që të kërkohet rritje rroge nga 1800 deri në 3000 euro. Ndërsa në këtë iniciativë tha se bëjnë përjashtim gjykatësit e SPAK.

“I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për ti dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin. Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, tha kryeministri.

Rama tha se shpreson që “Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera”.

Reagimi

Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Kushtetuesja, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së tyre, kur u ballafaquan me Kushtetuesen, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, nuk kam qëllim dhe dëshirë për të bërë polemikë, por ja si flet: “Unë jam gjyqtar karriere, thotë, kuptoj nga jeta shoqërore.

U anatemua ideja që mund të përdorin pushtetin për të shkelur mbi parlamentin, qeverinë, për t’u rritur pagat. Mendova: edhe ne të zgjuar jemi, të presim momentin e përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet e tjera; të paktën qeveria nuk do të kishte kohë të merrej me ne, dhe ndërkohë si dihej si dilte rezultati, kjo është paraqitur në fillim marsi.” Ky i thotë gjykatës: “Thashë ta bëjmë kështu tinëz këtë punë, pastaj e pasur mendjen të tjerët, ti merrnin buxhetit të shtetit 37 mln euro.” Nëse të tjerët janë dhe s’janë, gjyqtarët janë vetë zot dhe vetë shkop, sic po tregojnë këto kohë.

Për të pasur një ide të qartë lidhur me situatën e pagave në Shqipëri, dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot, sic janë, janë të njëjtat me ato në Greqi, një vend të BE-së, dhe ndërkohë janë dyfish më të larta se në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Një tjetër thotë: “Si mund t’i lihet në dorë qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin.” Domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht që gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët. Ata duan 1,800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2,000 euro rritje për gjyqtarët e Apelit. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde, dhe kjo gëzon respekt; gjykatësit imponohen mbi parlamentin, qeverinë dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Ndërkohë që një tjetër thotë: “Pse nuk është parasysh dhe fakti që bëjmë lekë. Fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, dhe me ato para të na rritet paga.” Kjo është një tjetër çudi e madhe. Sipas gjykatësit, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, nuk duhet të kenë pagat më të larta se të tjerët. Edhe policia pse të mos u marrë gjithë gjobat?! Po me pensionistët si i bëhet? 37 mln euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë. Këtu ka plot njerëz që kontribuojnë; si do u rriten pagat atyre? Unë shpresoj që Kushtetuesja mos tua lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera.

Etiketa: gjykatespagaRama

Lajme të lidhura

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim
Aktualitet

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu
Aktualitet

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26
Para
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim
Aktualitet

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën...

Lexo më shumë
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com