GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kerry në Pekin, diskuton mbi bashkëpunimin për klimën

18:35 - 18/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kerry në Pekin, diskuton mbi bashkëpunimin për klimën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit me kryeministrin kinez se bashkëpunimi mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për trajtimin e çështjes së ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm. Zoti Kerry tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë çliruesit më të mëdhenj në botë të gazeve serrë.

Takimi i të dërguarit amerikan për klimën, John Kerry me kryeministrin kinez Li Qiang të martën pasoi takimin e tij me kreun e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Komuniste në pushtet, Wang Yi, në ditën e tij të dytë të bisedimeve në Pekin.

“Presidenti Biden pret që të shënojmë përparim në axhendën e ndryshimeve klimatike. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy ekonomitë më të fuqishme në botë. Ne jemi gjithashtu dy çliruesit më të mëdhenj të gazeve serrë. Prandaj, bashkëpunimi mes vendeve tona është i domosdoshëm dhe do t’i tregonte pjesës tjetër të botës se si mund të bashkëpunojmë në trajtimin e kësaj çështje shumë urgjente”, tha zoti Kerry.

Li Qiang, zyrtari i dytë më i lartë në Kinë, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për “sfidën e madhe” të shkaktuar nga ngrohja globale.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nga nivelet më të ulëta mes mosmarrëveshjeve mbi tarifat, qasjen në teknologji, të drejtat e njeriut dhe kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit.

Kina kryeson botën në prodhimin dhe konsumimin e qymyrit, duke çliruar tonelata dioksid karboni në atmosferë çdo vit. Pekini është duke zgjeruar gjithashtu përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si atë të prodhuar nga dielli dhe era.

Zoti Kerry është zyrtari i tretë i lartë i administratës së Presidentit Biden në javët e fundit që udhëton në Kinë për takime me homologët kinezë, pas Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretares së Thesarit Janet Yellen./VOA

Etiketa: KerryPekinSHBA-Kina

Lajme të lidhura

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Para
Mos u habisni, kjo është pasaporta më e fuqishme në Botë/ Renditja

Mos u habisni, kjo është pasaporta më e fuqishme në Botë/ Renditja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Lexo më shumë
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com