GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këshilli Europian pezullon vizat me Bjellorusinë

19:55 - 09/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli Europian pezullon vizat me Bjellorusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Evropian mori vendimin për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Bjellorusinë. Shkak për këtë pezullim është bërë nevoja për të stimuluar krizën me migrantë në kufirin me Poloninë. Këshilli Evropian e cilësoi këtë si “sulm hibrid” të Minskut.

Sipas vendimit të KE-së, ky pezullim nuk do të prekë qytetarët e zakonshëm të Bjellorusisë, por vetëm zyrtarët.Marrëveshja mbi vizat konsiston në reduktimin e kërkesave për dokumente dhe tarifës së aplikimit për vizë.

“Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë fuqishëm instrumentalizimin e vazhdueshëm të migracionit nga regjimi i Bjellorusisë”, tha ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs, i cili kryeson Këshillin e Punëve të Brendshme.

“Është e papranueshme që Bjellorusia të luajë me jetët e njerëzve për qëllime politike. Vendimi i sotëm tregon edhe një herë angazhimin tonë të përbashkët, për të vazhduar kundërshtimin e këtij sulmi të vazhdueshëm hibrid”, tha Hojs.

Vendimi erdhi pasi Polonia mbylli të martën një vendkalim përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, sepse migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në Poloni – vend anëtar i BE-së.

Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë është shfaqur e përkeqësuar. Qindra persona kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Kuznica-Bruzgi, pranë qytetit bjellorus, Grodno. Videot e postuara në rrjetet sociale i tregojnë ata duke ecur në kolona përgjatë rrugës. Pamjet e tjera tregojnë forcat e armatosura të sigurisë me qenë, që i shtyjnë njerëzit nga pika kufitare dhe në autostradë.Shumë prej tyre prisnin në anët e rrugës dhe në pyjet ngjitur.

Komiteti Shtetëror i Kufirit konfirmoi zyrtarisht se qindra vetë ishin në rrugën drejt kufirit. Mediat shtetërore bjelloruse raportuan se emigrantët po kalonin kufirin për në Poloni.

Etiketa: Bjellorusikeshilli europianpezullimPoloniVizat

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Trafikonin kokainë në Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Trafikonin kokainë në Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com