GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këshilli i Mandateve në pritje të përgjigjeve të avokatit, Xhaçka shtyn mandatin deri në vjeshtë

13:37 - 28/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duhet të ketë vijë të kuqe”/ Xhaçka: Masakra e Srebrenicës meriton vetëm respekt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mandati i deputetes Xhaçka është shtyrë për në vjeshtë, pasi socialistët arritën të gjejnë mekanizmin për ta zgjatur punën e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duke përfshirë në proces edhe deputetët që mbështesin Sali Berishën. Avokati i deputetes socilialiste, njëkohësisht edhe Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë më shumë se një javë kohë për t’u përgjigjur me shkrim pyetjeve dhe akuzave të opozitës.

Në ndihmë socialistes i kanë ardhur edhe pushimet zyrtare, pasi ky fakt është bërë pengesë për mbledhjen e Këshillit, duke e spostuar këtë çështje në shtator në sesionin e ri parlamentar dhe me një dimension të ri politik, në prag të një vit zgjedhor si dhe me një opozitë Berisha-Meta.

Kryediplomatja shqiptare rrezikon të përballet me Gjykatën Kushtetuese pasi PD e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe konfliktit të interesit me mandatin e deputetit për shkak të statusit të bashkëshortit të saj “Investitor strategjik” të dhënë nga qeveria e Edi Ramës në mars të këtij viti.

Opozita pretendon se me pushtetin e ministres Olta Xhaçka i ka dhënë bashkëshortit të saj akses në pronën publike, duke shfrytëzuar bregdetin në Himarë si dhe do të përfitojë nga paratë publike për të investuar 5.5 mln euro një hotel me 5 yje.

Në rast se PS nuk do ta lëshojë Ministren Xhaçka, atëherë PD me 28 firma ka edhe një mundësi për t’u drejtuar Kushtetueses.

Precedenti i cili mund të rrezikojë Xhaçkën është vendimi Gjykatës Kushtetuese në 2016, e cila i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima me argumentin se kishte përfituar tendera publikë gjatë kohës që ishte në Kuvend.

Por e gjithë kjo përplasje politike për Olta Xhaçkën është vetëm një shoë politik pasi ajo e ka mbrojtur bashkëshortin e saj në Kuvend, madje e indinjuar që opozita po baltos ëndrrat e tij.

“Nuk mund të vish sot këtu dhe të hedhësh baltë mbi të, mbi punën e tij, mbi djersën e tij dhe mbi ëndrrat dhe aspiratat.”- shprehet ministrja.

Etiketa: avokatiKeshilliMandatetOlta XhackapergjigjeVjeshte

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Rikthehet Hasbulla, eskortat e presin me Rolls-Royce 1.2 milionë dollarësh

Rikthehet Hasbulla, eskortat e presin me Rolls-Royce 1.2 milionë dollarësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com