GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë

08:20 - 08/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5,718 civilëve, duke përfshirë 372 fëmijë, por shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, i tha Këshillit të Sigurimit drejtuesja e Çështjeve Politike të OKB-së.

Duke informuar Këshillin, Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo, tha se “të gjitha këto shifra dhe fakte, megjithëse tronditëse, nuk mund të transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë”.

Zonja DiCarlo vuri në dukje se “përballë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndalur këtë luftë të pakuptimtë, ne duhet të vazhdojmë të regjistrojmë pasojat e saj të tmerrshme sa më me besnikëri dhe saktësi që të jetë e mundur”. “Është përgjegjësia jonë, dhe në të vërtetë, më e pakta që mund të bëjmë – të ndihmojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës dhe për të penguar konflikte të tjera të mundshme të dhunshme”, vazhdoi ajo.

Duke bërë thirrje për paqen “tbazuar në respektimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, zonja DiCarlo tha gjithashtu se “të gjitha luftërat janë tragjike, por jo më shumë se luftërat që mund të shmangen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ilze Brands Kehris, informoi se rreth 7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë dhe miliona të tjerë kanë kërkuar strehim jashtë vendit. Sipas zonjës Kehris, “armiqësitë intensive, duke përfshirë shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës kritike civile dhe banesave, kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre” dhe “shkeljet e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar nga Federata Ruse, ose të kontrolluar nga grupet e armatosura të lidhura, kanë bërë gjithashtu që njerëzit të largohen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme theksoi gjithashtu “akuzat e besueshme për transferime të detyruara të fëmijëve të pashoqëruar në territorin e pushtuar nga Rusia ose në vetë Federatën Ruse”. Sipas saj, OKB-ja “është e shqetësuar se autoritetet ruse kanë miratuar një procedurë të thjeshtuar për t’u dhënë nënshtetësinë ruse fëmijëve pa kujdes prindëror dhe se këta fëmijë do të kenë të drejtë për birësim nga familjet ruse”.

Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara i Federatës Ruse, tha se takimi i sotëm, i cili u thirr me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kishte “çdo mundësi për t’u bërë një moment historik i ri në fushatën e dezinformimit të nisur nga Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kundër vendit tonë”.

Taktika e perëndimit, vazhdoi zoti Nebenzya, është të zhvillojë “një luftë hibride në Ukrainë, deri në ukrainasin e fundit”. Ai tha gjithashtu, “metodat e fëlliqura të propagandistëve perëndimorë janë gjithashtu shumë të njohura për ne”.

Khrystyna Hayovyshyn, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme nga Ukraina, u tha anëtarëve të Këshillit se “si pjesë e agresionit të saj Rusia vazhdon deportimin me forcë të qytetarëve ukrainas në territorin e saj”. “Njerëzit tanë po transferohen në rajone të izoluara dhe depresive të Siberisë dhe Lindjes së Largët”, tha zonja Hayovyshyn. Sipas saj, “shkalla e këtij krimi është skandaloze – sipas të dhënave në dispozicion, afro 2.5 milionë ukrainas, përfshirë rreth 38 mijë fëmijë, janë transferuar nga rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës”.

Para takimit, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, foli para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja tha se Shtetet e Bashkuara kanë “prova se qindra mijëra qytetarë ukrainas – përfshirë fëmijë – janë marrë në pyetje, janë ndaluar dhe janë dëbuar me forcë, dhe disa prej tyre janë dërguar në zona shumë të largëta”. “Disa lejohen të qëndrojnë në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Disa janë deportuar me forcë në Rusi. Dhe disa dërgohen në burgje. Dhe disa thjesht zhduken”, përfundoi ambasadorja Thomas-Greenfield./VOA

Etiketa: KSUkraine

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Sot Kuvend, nga buxheti tek ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ja çfarë do të diskutohet

Sot Kuvend, nga buxheti tek ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ja çfarë do të diskutohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com