GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Këtë vit s’ka mesatare, ka kuota”, ç’ndodh me pagesat e degëve prioritare?

21:37 - 17/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Këtë vit s’ka mesatare, ka kuota”, ç’ndodh me pagesat e degëve prioritare?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, për shkak të mosregjistrimit të studentëve.

Kriter i vetëm ishte mesatarja, që të përfitoje dhe pagesën shtesë prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Ndërkohë në Korrik të këtij viti situata ndryshon, pasi tani do të veprohet në bazë të kuotave dhe numri i tyre do të jetë në varësi të buxhetit, që do t’i shkojë institucionit të arsimit të lartë. Me kamerën e fshehtë ne shkuam në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor, ku na u tha se mesatarja nuk do të ketë më rëndësi, por kuotat do të jenë në varësi të buxhetit.

Universiteti i Shkencave të Natyrës

Qytetari: Kam motrën në gjimnaz, e kam ekselente.

Kryesekretarja: Po!

Qytetari: Dhe…

Kryesekretarja: Bravo!

Qytetari: Dua ta fus tek këto lëndët me…

Kryesekretarja: Prioritet!

Qytetari: Me prioritet kombëtar!

Kryesekretarja: Po!

Qytetari: A paguhet ajo?

Kryesekretarja: Për mot?

Qytetari: Po!

Kryesekretarja: Hajde, pagesën e merr edhe po s’është me dhjeta. E merr mbi 8.5, po dega e financës është ajo, që merret me anën financiare dhe me zbatimet.

Qytetari: Ajo më tha, që merr atë pagën minimale çdo muaj.

Kryesekretarja: Atë 400 mijë lekëshin?

Qytetari: Po!

Financa : Sepse gjithçka do ketë lidhje me Agjensinë Kombëtare të Financimit të…

Qytetari: E kam fjalën, në qoftë se ajo mbaron edhe këtë vit me dhjeta, aplikon, ku di gjë unë, për Matematikë-Fizikë për shembull, edhe del edhe këtu me dhjeta. A e merr atë 400 mijë lekëshin muaj për muaj?

Financa: Po! Themi, se do ta marri. Për çdo gjë duhet të shkoni tek kjo Agjensia Kombtare e Financimit.

Qytetari: Ku është kjo?

Financa: Ngjitur me Ministrinë e Arsimit dhe aty ke të drejtat dhe detyrimet, që ka vajza.

Universiteti Bujqësor i Kamzës, Inxhinieri Pyjesh

Qytetari: Unë interesohem për lëndët me prioritet kombtar, për Inxhinieri Pyjesh.

Financa: Këto degët prioritare janë degë që përkrahen nga shteti, nuk janë degë që përkrahen nga universiteti. Domethënë, shteti jep fondet për të studiuar nxënësit në degët prioritare.

Qytetari: Marrin pagesë mujore?

Financa: Po marrin një pagesë mujore prej 400 mijë lekësh, saç është paga minimale, por atë sivjet për shembull, ja aktualisht sivjet, që jemi, që u tha, që do merren kjo, tani presim, sa do jenë fondet realisht. Se për shembull u tha, që do merret për çdo student, që është në degë prioritare. Neve jemi universitet dhe presim, jemi në pritje të fondeve dhe fondet lëshohen nga Ministria. Ministria thotë, në bazë të të ardhurave, që kemi aty, do lëshohet fondi, tani…

Qytetari: Jo për të gjithë studentët, domethënë i bie për gjysmën.

Financa: Tani, deri në momentin që ai e shpreh këtë dhe thotë në bazë të limitit do të thotë se diçka ka, se meqënë….

Financa: Viti i parë ka qenë vjet, që iu ofroi shteti për degë prioritare, që është Inxhinieri Pyjesh edhe…

Qytetari: Kishit ekselenta vjet ju?

Financa: Ishin me 8 pikë ca me 8.5, ata mbi 8.5, që kishin ardhur.

Qytetari: Morën lekë?

Financa: I morën një vit rresht dhe sivjet nuk e përfitojnë, nuk arritën, s’e mbajtën dot mesataren dhe ne donim që ata ta mbanin mesataren.

Në fund, u drejtuam në Agjensinë e Finacimit të Arsimit të Lartë, ku gjithashtu na shpjeguan se në varësi të fondit, do të jenë kuotat që do të hapen, por të gjithë mund të regjistrohen.

Agjensia Kombëtare e Financimit: Të bjeri kartën dhe të vijë të aplikojë!

Qytetari: Të aplikojë?

Agjensia Kombtare e Financimit: Një fotokopje të kartës dhe të vijë këtu!

Qytetari: Po doja të pyesja për këto kriteret! Ça kriteresh?

Agjensia Kombëtare e Financimit: Asnjë kriter s’ka. Aplikon këtu, pastaj përzgjedhja bëhet në universitet në bazë të kuotave, që cakton ministria.

Qytetari: Po si funksionon tani?

Agjensia Kombtare e Financimit: Po pra, studentët e vitit të parë vijnë e aplikojnë këtu për mbështetje financiare. Vjet ka qenë me mesatare, sivjet është pa mesatare, por është me kuota.

Agjensia Kombtare e Financimit: Këtë vit, në qoftë se aplikon, nuk ka mesatare, nuk detyrohet të mbajë mesataren, por që të fitojë normalisht, në qoftë se ka më shumë kërkesa sesa kuota, do shifet mesatarja.

Agjensia Kombtare e Financimit: Gjithmonë në vit të parë.

Agjensia Kombtare e Financimit: Ai që merr këtë vit, e mban pastaj. Vetëm po la shkollën. /tvklan.al

Etiketa: degetpagesatStudentet

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Shqipëria në Euro 2024, mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të kuqezinjve

Shqipëria në Euro 2024, mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com