GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

 “Këtej lufta, andej uria”/ Problemet më të mëdha i kemi përpara

15:09 - 09/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
 “Këtej lufta, andej uria”/ Problemet më të mëdha i kemi përpara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi për grurin përditë po shënon shifra rekord. Në bursën e derivateve në Çikago, bursa më e rëndësishme për produktet bujqësore, ky çmim tani është 50% më i lartë se para sulmit rus në Ukrainë. Arsyeja për çmimin tani në stratosferë të grurit lidhet me faktin, se të dyja vendet në luftë, Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset kryesore të grurit në botë. Pjesa më e madhe e prodhimit botëror të grurit konsumohet aty ku është mbjellë. Pjesa tjetër tregtohet në tregjet ndërkombëtare.

Tek këto tregje Ukraina dhe Rusia kanë së bashku gati një të tretën”, thotë ekonomisti për bujqësinë, Matin Qaim, drejtor i Qendrës për Studimet Zhvillimore, (ZEF) në Bonn për DW. Rusia është prodhuesja kryesore e grurit në botë. Ukraina zë vendin e pestë. Mes tyre qëndrojnë SHBA, Kanadaja dhe Franca. Sipas Qaim, shumica e drithërave nga Rusia dhe Ukraina eksportohen në verë dhe në vjeshtë.

“Pra problemet më të mëdha i kemi përpara.” Lufta nuk vështirëson vetëm eksportin e rezervave ekzistuese, por nëse ajo vazhdon gjatë, në Ukrainë nuk mbillet dhe nuk korret në sasinë e duhur prodhimi.

 

Vendet në zhvillim në varësi

Një situatë e tillë e rrit edhe më shumë çmimin e grurit. Për vendet blerëse një problem i jashtëzakonshëm, sepse mes tyre janë vendet në zhvillim, që janë të varura nga importet e arikujve ushqimorë. “Vendet si Libani dhe Egjipti importojnë pjesën më të madhe të artikujve bazë ushqimorë, shpesh në 70-90%”, thotë Qaim. Edhe Kenia është shumë e varur nga importimi i grurit, ashtu si edhe Turqia.

 

Uria do të shtohet

Nuk është vetëm gruri, ku Rusia dhe Ukraina kanë një pjesë të madhe tregu në tregjet botërore. Tek misri dhe elbi ato kanë po ashtu një pjesë të rëndësishme, 20% të tregut botëror, tek vaji i lulediellit madje 80%. “Ne shohim rritje çmimesh jo vetëm tek gruri, por edhe tek artikuj të tjerë ushqimorë”, thotë ekonomisti Matin Qaim. Për më të varfrit në vendet në zhvillim kjo do të thotë më shumë uri. “Ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të ushqehen më pak. Vërtet që ka disa vende, mes tyre Kina dhe India që kanë rezerva të mëdha. Sigurisht ato mund t’i zvogëlojnë rezervat dhe të rrisin ofertën e grurit”, thotë Qaim, por kjo nuk mjafton për të kompensuar humbjet.

 

Sanksionet dhe artikujt ushqimorë

Në Rusi edhe më tej po mbillen drithëra e produkte të tjera, por “pyetja që shtrohet është nëse do të mundësojmë eksportimin e arikujve ushqimorë për të penguar një katastrofë humanitare, dëmet kolaterale të luftës në pjesë të tjera të botës”, thotë drejtori i qendrës ZEF, Matin Qaim. Sanksionet kundër Rusisë nuk vështirësojnë vetëm eksportet, por edhe pagesat, sepse disa banka ruse janë përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave.

“Ne duhet të diskutojmë me seriozitet për raste përjashtuese për artikujt ushqimorë”, thotë Qaim. Zhvillimet e tjera varen nga luftimet. Ka një rrezik real, që edhe në Ukrainë të kemi krizë urie, në një vend, që për shkak të tokës kaq prodhuese u quajt edhe “hambari i Europës”./ DW/

Etiketa: CmimeDWekonomikaosKrizewluftwparaljmwrimuri

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Vjen lajmi i mirë nga Britania: Nga 11 tetori do të njihet ky dokument për shtetasit shqiptar

Publikohen shifrat: Ja sa ukrainas morën vizë britanike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com