GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këto janë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë

23:04 - 25/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto janë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kështjella, prona, kompani prestigjioze dhe aksione marramendëse. Po rendisim më poshtë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë. Në listë përfshihet familja mbretërore britanike dhe 4 familje nga Lindja e Mesme, pasuria e të cilave ka kapur majat, falë industrisë së naftës.

5.Britania e Madhe – 88 miliardë dollarë

Në vendin e pestë të kësaj liste, renditet familja mbretërore britanike, që sipas “Forbes”, zotëron një pasuri me vlerë rreth 88 miliardë dollarë. Mbretëresha Elizabeth II, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë, la pas një pasuri personale prej 470 milionë dollarësh.

Përveç pasurisë së kurorës, pronat e shumta të familjes – duke përfshirë kështjellën Sandringham në Norfolk dhe Balmoral në Skoci – e radhisin atë mbi familjen mbretërore të Tajlandës apo Bruneit, por shumë poshtë sheikëve nga Lindja e Mesme.

  1. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – 150 miliardë dollarë

Familja mbretërore e Abu Dhabit – që rrjedh nga i njëjti fis me familjen mbretërore të Dubait – zotëron një pasuri prej 150 miliardë dollarësh. E gjithë pasuria e tyre vjen kryesisht nga shitja e naftës në fillim të viteve 1970, që i dha një bum ekonomik të jashtëzakonshëm Abu Dhabit.

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan – emir i Abu Dhabit dhe gjithashtu president i Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2004 – pas vdekjes së babait të tij, zotëronte toka në Londër me vlerë 7.1 miliardë dollarë. Sipas “The Guardian”, këto prona janë të lëshuara me qira dhe sjellin më shumë se 200 milionë dollarë të ardhura në vit. Ai gjithashtu kryesoi për një kohë të gjatë Autoritetin e Investimeve të Abu Dhabit, që gjeneronte të ardhura me vlerë rreth 696 miliardë dollarë.

  1. Katar – 335 miliardë dollarë

Vëmendje e madhe po i kushtohet gjithnjë e më shumë Katarit, pasi u vendos që do të jetë organizator i Kupës së Botës. Familja në pushtet e Katarit zotëron prona në të gjithë globin, duke përfshirë rrokaqiellin Shard në Londër, Olimpic Village, dyqanin e mallrave Harrods, si dhe aksione në Empire State Building, Nju-Jork.

Familja mbretërore, e kryesuar nga Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka gjithashtu investime në Bankën Barclays, British Airuays dhe kompaninë e automobilave Volksvagen, duke e çuar pasurinë në 335 miliardë dollarë.

  1. Kuvajt – 360 miliardë dollarë

Familja Sabah ka sunduar Kuvajtin që nga viti 1752 dhe është e njohur për investimet e saj të mëdha në shumë kompani prestigjioze në Shtetet e Bashkuara. Besohet se familja mbretërore përbëhet nga rreth 1000 anëtarë dhe aktualisht drejtohet nga Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Sabah.

Në vitin 1991, familja mbretërore e Kuvajtit vlerësohej të kishte një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, por meqenëse aksionet u rritën ndjeshëm në vlerë, familja sot zotëron rreth 360 miliardë dollarë.

  1. Arabia Saudite – 1.4 trilionë dollarë

Princi i kurorës, Sheikh Mohammed bin Salman, së fundmi nënshkroi një aksion prej 2 miliardë dollarësh në kompaninë e re të Jared Kushner. Por kjo është një shumë e papërfillshme për familjen mbretërore më të pasur në planet, që ka sunduar që nga viti 1744. Mbreti Salman, i cili ka marrë fronin në vitin 2015, mendohet se ka një pasuri prej 18 miliardë dollarësh, duke e bërë atë mbretin më të pasur në planet.

Etiketa: kush triumfonMbreteripasuria

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Zgjedhjet në Itali/ Exit Pollet: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet

Zgjedhjet në Itali/ Exit Pollet: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com