GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Këto janë ushqimet e duhura për të luftuar dhimbjet e mesit

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto janë ushqimet e duhura për të luftuar dhimbjet e mesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit. Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.

Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:

Mungesën e aktivitetit fizik
• Kontraktimet muskulare
• Qëndrimin jo të rregullt të trupit
• Artritin
• Këpucët jo të rehatshme
• Shtatzënia
• Obeziteti
• Stresi emocional
• Fjetja në dyshek jo cilësor
• Konstipacioni

Ushqimet më të mira për dhimbjen e mesit

Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme.

AgroËeb.org ju sugjeron të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar ose zhdukur dhimbjen e mesit.

Ushqimet me shumë fibër – Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.

Uji – Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.

Ushqimet e pasura me kalium – Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.

Yndyrnat Omega-3 – Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.

Proteinat – Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.

Ushqimet që duhet të shmangni
Sheqeri – Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.
Alkooli – Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.
Kafeina – Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Yndyrnat e ngopura – Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.
Kaloritë e tepërta – Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.

Pesë kurat natyrale për dhimbjen e mesit

Vaji i peshkut (2,000mg në ditë)
Shafrani i Indisë (1,000mg në ditë)
Magnezi (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë sepse qetëson muskujt dhe ul stresin.

Vaji esencial i mendrës dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzieini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.
Vaji i qiparisit gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë

 

Etiketa: dhimbje mesiushqime

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Bëhuni gati, Play Station njoftoi ndryshime të mëdha

Bëhuni gati, Play Station njoftoi ndryshime të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com