Luiz Ejlli dhe Kiara Tito padyshim janë çifti më i pëlqyer i momentit.
Dyshja që nisën dashurinë para shikuesve e vazhduan jashtë për ta shijuar në privatësi dhe gjërat po ecin për mrekulli.
Luizi së fundmi ka zbuluar një pjesë të këngës që i dedikohet Kiarës duke e emocionuar atë.
“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.
Kiara ka reaguar e emocionuar për këtë dedikim dhe i uron çdo gruaje të ketë një Luiz.
“Faleminderit që më bën të lumtur, çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”, shkruan Kiara.
Discussion about this post