Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë po sot, u mblodh qeveria ndërsa në përfundim të saj, ministrat komunikuan për mediat vendimet e miratuara.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se qeveria po monitoron në mënyrë të vazhdueshme çmimet e karburanteve në vend, në një kohë kur luhatjet në tregjet ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime për rritje të mundshme të tyre. Ajo theksoi se institucionet po ndjekin situatën në baza ditore dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me tregtarët dhe shoqatat e hidrokarbureve për të shmangur abuzimet apo spekulimet në treg.
Kujtojmë se deputeti Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e partisë.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se monitorimi po vijon në mënyrë ditore.
Ibrahimaj: Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngriti alertin për rritje e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që ë mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm.
Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore.
gijotina.com/
Discussion about this post