GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kiko raporton konferencën ndërkombëtare të Stabilitetit

16:23 - 06/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë pas dilemave dhe shqetësimeve për fatin lojtarëve të reality show-t, majmuni ynë Kiko duket se notonte në të tjera ujëra, e këtë herë jo vetëm kombëtare, por edhe më tutje.

I strukur në aureolën e tij, ai po përgatiste një raport lidhur me një konferencë ndërkombëtare për “Stabilitetin Politik”, ku ishte ftuar në rolin e vëzhguesit dhe që siç tregoi para miqve të rij në rrjetet sociale, dukej se e kishte shijuar shumë.

“FANTASTIKE!”, brohoriti Kiko duke vijuar rrëfimin e tij pa pushuar:

“Qysh në fillim u ndjeva shumë krenar që liderë nga e gjithë bota u bënë bashkë për t’u frymëzuar nga shembulli i Absurdistanit, fanarit të stabilitetit në këtë kohë të trazuar me tallaze protestash dhe luftërash politike që kurrë nuk e humbet shkëlqimin vezullues.

“Kanë ardhur kohë të këqija, njerëzit dalin menjëherë në rrugë a thua se ato janë ndërtuar për të bërë protesta.

Ndaj dhe konferenca ndërkombëtare tërhoqi shumë vëmendje.

Fjalimin kryesor në konferencë e mbajti vetë i zoti i shtëpisë. Ai falënderoi liderët e vendeve të tjera që më në fund kanë pranuar arritjen e pamohueshme të Absurdistanit sa i takon stabilitetit politik.

Ai tha se:“Në Absurdistan, kemi arritur një gjë, që të themi të vërtetën nuk e kishim menduar që në nisje. Në këtë pikë i ngjajmë pak Kristofor Kolombit, i cili u nis për diku tjetër dhe mbërriti diku tjetër. Ne nuk e prisnim as në ëndrrat tona më të çmendura që do të krijonim një sistem kaq solid ku asgjë nuk ndryshon pavarësisht sa të mëdha janë skandalet dhe sa të thella janë krizat me të cilat përballemi”.

Liderët e vendeve të tjera të impresionuara nga fjalimi i liderit të Absurdistanit, mbajtën shënime gjatë gjithë kohës por ra në sy fakti se ata nënvizuan dy herë fjalë kyçe si: Skandal, korrupsion, apati, cinizëm dhe mungesë totale e përgjegjshmërisë.

Në panelin e ekspertëve dhe analistëve politikë, u shpjegua se populli në Absurdistan është trajnuar prej vitesh, që të mos presë asgjë të mirë nga qeveria. Mungesa e pritshmërive ka krijuar një oaz qetësie dhe stabiliteti.
Korit të politikanëve, akademikëve dhe analistëve politikë ju bashkuan edhe liderët e biznesit, të cilët pranuan se në fillim ishin gabuar për Absurdistanin.

“Ne menduam se korrupsioni dhe apatia do të dëmtonin biznesin, por të bësh biznes në këtë vend duke injoruar rregullat, ligjet, konkurrencën pa dyshim që është një arritje madhore”.

Në seancën e pyetjeve lideri i Absurdistanit ju përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve: Pse absurdistanasit nuk shqetësohen dhe protestojnë për rrogat, për kushtet e punës, për rritjen e çmimeve?

“Ka ardhur një kohë e re! Protestat janë rudiment i së shkuarës. Sot protestat ne i masim me uljen e like-ve, komenteve dhe share-ve në facebook, Instagram dhe TikTok. Në këtë mënyrë protesta është më e matshme dhe ne reflektojmë. Kemi hapur edhe një konkurs për postimin më të mirë ku natyrisht fituesi, shpërblehet, dhe po ashtu postimi që merr më pak like dhe komente ndëshkohet”.

Pasi përfundoi se rrëfyeri të gjithë eksperiencën e tij të fundit, Kiko njoftoi se kjo konferencë do të organizohet në vijim si një traditë e përhershme pasi siç u konkludua qeveria Absurdistanit është distancuar kaq shumë nga njerëzit sa ka sfiduar edhe ligjin e gravitetit.

“Nuk keni parë asgjë akoma!”, përfundoi Kiko teksa ndrydhe nga herët e tjera, kësaj radhe në vënd të duartrokitjeve kërkoi Like në Facebook.

Etiketa: Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Para
Jori ia thotë troç Elvisit: Do të nominoj se…

Jori ia thotë troç Elvisit: Do të nominoj se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë
Aktualitet

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25

Aleksandros Angelopoulos ose i njohur ndryshe si “Eskobari grek”, është arrestuar ditën e some për trafikimin e një sasie të...

Lexo më shumë
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25
E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

15:17 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com