GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kim Jong Un mbërrin në Rusi për t’u takuar me Putinin

16:06 - 12/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po mbron dinjitetin e shtetit”/ Putin feston 70-vjetorin, Kim Jong mesazh për ditëlindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un hyri sot në territorin rus për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin. Zoti Kim pritet të kërkojë ndihmë ekonomike nga Moska në këmbim të furnizimit me armë të Rusisë, duke e ndihmuar kështu në luftën që po bën në Ukrainë. Presidenti Putin tha sot se pret një luftë të gjatë në Ukrainë, por analistët thonë se takimi me udhëheqësin koreaoverior tregon dëshpërimin e tij, ndërsa Rusia ka përdoruar pjesën më të madhe të rezervave ushtarake gjatë agresionit ndaj fqinjit të saj.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut tha se udhëheqësi koreanpoverior u nis me tren për në Rusi të dielën pasdite, i shoqëruar nga anëtarë të partisë në pushtet, qeverisë dhe ushtrisë.

Ai pritet të kërkojë ndihmë ekonomike dhe armatime me teknologji të përparuar nga Moska për vendin e tij të varfër, por nga ana tjetër, duket se zotëron atë që presidenti Putin po kërkon dëshpërimisht, armatimet e nevojshme për sulmin që Rusia po kryen në Ukrainë.

Mbetet e paqartë se ku do të qëndrojë Kim Jong Un. Fillimisht ishte supozuar se takimi i rrallë mes dy udhëheqësve të izoluar nga Perëndimi do të zhvillohej në Vladisvostok, por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi vetëm se zoti Kim ka hyrë në Rusi dhe agjencia shtetërore e lajmeve ruse Ria-Novosti njoftoi më vonë se treni me të cilin udhëtonte udhëheqësi koreanoverior ishte drejtuar për në veri të vendit, duke e lënë pas qytetin Vladivostok.

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se dy udhëhehqësit do të takohen pas forumit të Vladivostokut .

Ka gjasa që Koreja e Veriut të ketë dhjetëra miliona predha artilerie dhe raketa të llojit sovjetik, të cilat mund t’i jepnin një ndihmë të madhe ushtrisë ruse, thonë analistët.

“Mendoj se është një shenjë dëshpërimi. Rusia ka përdorur një sasi të madhe të rezervave të saj të predhave të artilerisë në konfliktin kundër Ukrainës dhe i duhen furnizime. Këtë po kërkon Rusia nga Koreja e Veriut. Mendoj se Pheniani mund të kërkojë furnizim me armatime me teknologji të avancuar, si për shembull në lidhje me nëndetëset, apo satelitët e zbulimit ushtarak”, thotë James D. J. Brown, profesor i shkencave politike, i degës së Universiteti Temple, në Japoni.

Duke folur në forumin ekonomik që po mbahet në qytetin Vladivostok, Presidenti Putin la të kuptohet se pret një luftë të gjatë në Ukrainë dhe se Ukraina mund të përdorë bisedimet e mundshme të paqes në të ardhmen për t’u riarmatosur.

“Duket se ata po nxiten nga Perëndimi për të vazhduar luftën dhe kur të gjitha burimet, pajisjet dhe armatimet të jenë pranë fundit, të kërkojnë mbajtjen e bisedimeve për paqe dhe t’i nisin bisedime me qëllim që në këtë kohë të plotësojnë rezervat dhe forcojnë aftësitë ushtarake”, tha presidenti Putin.

Sipas zyrtarëve amerikanë, në takimin me udhëheqësin koreano-verior zoti Putin mund të përqëndrohet tek sigurimi i furnizimeve me predha artilerie dhe municione të tjera nga Koreja e Veriut për të plotësuar rezervat që po shterojnë me shpejtësi për të zmbrapsur kundërofensivën e Ukrainës, duke demonstruar kështu edhe se është në gjendje të përballojë një luftë të gjatë./VOA

Etiketa: Kim Jong UnKoreja e VeriutPutinRusi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ushtruan dhunë ndaj policisë në Peshkopi, në pranga 3 persona

Automjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com