GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kim: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë, Shqipëria aleate e fortë

08:38 - 23/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë, Shqipëria aleate e fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në aktivitetin e organizuar këtë të dielë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21” ambasadorja Yuri Kim deklaroi se Shqipëria është një aleate e fortë e SHBA. Ajo theksoi nga sheshi ‘Nënë Tereza’, se ‘Defender 21’ hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Më tej, Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipëria dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë.

“Presidenti Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defender 21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak.

Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit.

Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik.

Jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qëndrojmë me ju sot me solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratikë të pavarur dhe të fortë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të vështira që nuk janë të pamundura. Nëse është dikush që mund të sfidojë vështirësitë ky është populli shqiptar. Skëndërbeu është simbol uniteti, qëndrueshmërie dhe vizioni, Jemi krenarë që jeni me ne si aleatë këtu sot”, u shpreh Kim.

Etiketa: DEFENDER 21Politike

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!

14:07 - 16/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!” Tabaku: Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh

14:05 - 16/03/26
PD zyrtarizon kërkesën mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit
Aktualitet

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë

13:39 - 16/03/26
Para
DEFENDER 21/ Rama: Falenderoj Kim, i ka dhënë cilësi të re marrëdhënieve me SHBA

DEFENDER 21/ Rama: Falenderoj Kim, i ka dhënë cilësi të re marrëdhënieve me SHBA

TË FUNDIT

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:16 - 16/03/26

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi përplasja mes katër...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!

14:07 - 16/03/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!” Tabaku: Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh

14:05 - 16/03/26
PD zyrtarizon kërkesën mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë

13:39 - 16/03/26
PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

13:16 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com