GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kina armatos Serbinë, Gjermania: Përafroni politikat me BE

15:27 - 12/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina armatos Serbinë, Gjermania: Përafroni politikat me BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka pranuar raketa kundërajrore ruse, duke paralajmëruar se ky shtet i Ballkanit duhet të përafrojë politikën e tij të jashtme me të Bashkimit Evropian, nëse dëshiron të bëhet anëtar i bllokut.

Mediat kanë raportuar se avionët transportues të ushtrisë kineze javën e kaluar kanë transportuar në Beograd sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, sistem që është i ngjashëm me sistemin rus S-300, apo atë amerikan, Patriot. Autoritetet në Serbi ende nuk kanë konfirmuar se kanë pranuar dërgesën me këto sisteme.

Beogradi ka paguar për raketat FK-3 dhe për dronët luftarakë kinezë CH-92A më 2019, duke e bërë Serbinë operatoren e parë të këtyre armëve kineze në Evropë.

“Si një çështje parimore, pritjet e Qeverisë federale për të gjithë kandidatët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së është se ata i bashkohen politikës përbashkët të jashtme të BE-së dhe politikës së sigurisë dhe në këtë mënyrë t’i afrohen gjithnjë e më shumë BE-së”, tha Zyra për media e Federatës së Gjermanisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur në fundjavë gjatë stërvitjeve ushtarake, pranoi se ai planifikon që të prezantojë “krenarinë e re” të ushtrisë së tij gjatë kësaj jave, por nuk dha më shumë detaje.

Serbia po balancon aspiratat e saj evropiane dhe partneritetin me NATO-n, teksa ka lidhje shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, më 11 prill, përsëriti thirrjet që Serbia t’i bashkohet BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Beogradi ka votuar kundër Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

“Nëse dëshironi të bëheni anëtar të BE-së, që Serbia do, është thelbësore që në momente të tilla të bashkoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet që përfshihen në këtë politikë”, tha Baerbrock.

Ushtria se kryesisht ka pajisje të kohës sovjetike dhe Rusia është një prej furnizuesve më të mëdha. Beogradi po ashtu varet nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Rusia.

Perëndimi ka shprehur frikën se blerjet e armëve nga Kina dhe Rusia mund të kontribuojnë në rritjen e ndikimit të këtyre shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të hënën, Vuçiq i tha Reuters se Serbia planifikon të blejë dhjetëra avionë luftarakë të tipit, Dassault Rafale, një lëvizje që sipas ekspertëve është sinjal se Beogradi po distancohet nga Rusia.

Ndërkaq, Kina ka investuar miliarda dollarë në Serbi, kryesisht përmes kredive të buta, investimeve në projekte infrastrukturore dhe energjetike./ REL

Etiketa: kinaRusia

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Donaldi do të kthehet sërish me Borën, Semi ka një mesazh për të

Donaldi do të kthehet sërish me Borën, Semi ka një mesazh për të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com