GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Kina kundërshton shitjen e TikTok

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina kundërshton shitjen e TikTok
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina tha se do të “kundërshtonte fuqishëm” çdo shitje të detyruar të TikTok, në përgjigjen e saj të parë të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të administratës Biden që pronarët kinezë të aplikacionit të shesin pjesën e tyre të kompanisë ose të përballen me një ndalim në tregun e saj më të rëndësishëm.

Komentet erdhën teksa drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Chew dëshmoi para ligjvënësve amerikanë në mes të shqyrtimit në rritje mbi lidhjet e aplikacionit me Pekinin. Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten se një shitje e detyruar e TikTok do të “dëmtonte seriozisht” besimin e investitorëve globalë në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse lajmet për një shitje të detyruar janë të vërteta, Kina do ta kundërshtojë atë me vendosmëri”, deklaroi Shu Jueting, një zëdhënëse e ministrisë, në një konferencë shtypi të enjten në Pekin, duke shtuar se çdo marrëveshje e mundshme do të kishte nevojë për miratim nga qeveria kineze, raporton CNN.

“Shitja e TikTok përfshin eksportin e teknologjisë, dhe procedurat e licencimit administrativ duhet të kryhen në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze”, tha ajo, duke shtuar: “Qeveria kineze do të marrë një vendim në përputhje me ligjin”.

Më parë, Pekini nuk kishte opinion të drejtpërdrejt mbi një shitje të mundshme të detyruar. Megjithatë, duke filluar nga viti 2020, ajo kishte sinjalizuar se donte të mbronte teknologjinë kineze duke shtuar algoritme rekomandimi, të cilat mund të përfshijnë TikTok, në një listë teknologjish të kufizuara për eksport.

Algoritmet e TikTok, të cilat i mbajnë përdoruesit të mbërthyer pas aplikacionit, besohet se janë çelësi i suksesit të tij. Algoritmet japin rekomandime bazuar në sjelljen e përdoruesve, duke u shfaqur kështu videot që në të vërtetë ata i pëlqejnë dhe duan t’i shikojnë.

Rregullatorët kinezë së pari shtuan algoritme në listën e kufizuar të teknologjive në gusht 2020, kur administrata Trump kërcënoi se do të ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej.

Analistët dhe ekspertët ligjorë besojnë se Pekini në fund të fundit mund të preferojë që TikTok të largohet nga tregu amerikan në vend që të tërhiqet nga algoritmi i tij.

Etiketa: kinatiktyok

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Para
Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident në Shkup, sigurimi tenton t’i marrë celularin Vjosa Osmanit, përplasje fizike me truprojat
Kosovë & Rajon

“Serbia vrau mbi 13 mijë persona”, Osmani: UÇK ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin

13:33 - 16/09/26

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se...

Lexo më shumë
Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26
Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:11 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com