GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kishin kthyer parcelat në kopsht për kultivimin e drogës, në hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kishin kthyer parcelat në kopsht për kultivimin e drogës, në hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin janë vënë në hetim pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të lëndës narkotike në fshatin Begaj të Tropojës.

Policia njofton se ka nisur hetimet për : I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për  kultivim të bimëve narkotike. Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës  për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.     Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: drogeinspektorkryeplakTropoje

Lajme të lidhura

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Aktualitet

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve
Aktualitet

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Aktualitet

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
Para
Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit dhe banorë ‘në luftë’ me flakët

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit dhe banorë ‘në luftë’ me flakët

TË FUNDIT

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Aktualitet

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres...

Lexo më shumë
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com