GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kishte gjak në dyshek/ Zbulohet misteri i vdekjes së tregtarit polak në Tiranë

18:30 - 26/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Kishte gjak në dyshek/ Zbulohet misteri i vdekjes së tregtarit polak në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbuluar detaje të reja dhe që çojnë rreth zbardhjes së vdekjes së tregtarit polak në Tiranë.
Andrzej Izdebski nuk iu përgjigj trokitjeve të përsëritura në derën e apartamentit të tij në Tiranë mesditën e 20 qershorit.

Jashtë banesës të marrë me qira, në katin e dytë të një prej godinave të ndërtuara nga sovjetikët në qendër të kryeqytetit të njohura si Pallatet Agimi, qëndronte i shqetësuar Ylli Zyla – një oficer i lartë i forcave të armatosura dhe ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU.

Së bashku me pronarin e apartamentit, Zyla tentoi ta hapte derën me një kopje të çelësit, por ajo ishte e mbyllur nga brenda dhe çelësi i qiramarrësit kishte mbetur në bravë. I shqetësuar për mikun e tij polak Zyla telefonoi zjarrfikësit dhe policinë. Pak minuta pas mbërritjes së tyre, administratori i pallatit, Tomorr Baruti dhe një prej zjarrfikësve u ngjitën me shkallë në ballkonin e  apartamentit të mbyllur me vetrata.
“Vetëm hoqëm nga dritarja rrjetën e mushkonjave,” tha Baruti. “Unë hyra nga një krah, ndërsa zjarrfikësi nga krahu tjetër,” shtoi ai.











Baruti dhe zjarrfikësi e gjetën Izdebskin pa jetë, të shtrirë mbi krevatin në dhomën e gjumit.
“Kishte gjak në dyshek, në të dy krahët e tij”, kujtoi ai.

Policia e raportoi vdekjen në një komunikatë të shkurtër për shtyp në të njëjtën ditë. Gabimisht Izdebski në komunikatë u identifikua me inicialet A.H. dhe i moshës 73-vjeç.
Kur vdekja u mësua në Poloni një muaj më vonë, gabimet e komunikatës dhe e shkuara e errët e viktimës si tregtar armësh i përfshirë në listën e zezë të Organizatës Kombeve të Bashkuara, krijuan dyshime. Për më shumë biznesmeni ishte nën hetim në vendin e tij, për të paktën 8 milionë euro detyrime të papaguara nga një kontratë me qeverinë polake për të furnizuar spitalet me aparatura respirimi për të sëmurët me COVID-19. Spekulimet për një vdekje të sajuar për të shmangur detyrimet e papaguara pushtuan gazetat bulevardeske në Poloni.

Megjithatë, në Tiranë policia dhe prokuroria insistojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Dyshimi kryesor është që ka vdekur nga infarkti”, tha Arens Çela, drejtues i Prokurorisë së Tiranës, i cili shtoi se çdo muaj ne kryeqytet regjistrohen 20 raste të ngjashme. Çela theksoi se për ta quajtur të mbyllur çështjen, Prokuroria po pret edhe një analizë të fundit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

I kontaktuar në telefon Koloneli Ylli Zyla refuzoi të komentonte mbi vdekjen e Andrzej Izdebskit dhe marrëdhënen me të ndjerin.
“Unë jam ushtarak, nuk mund të flas,” tha ai.

Kush është Izdebski?
Emri i Andrzej Izdebski, i cili gjatë kohës së komunizmit në Poloni kishte punuar për shërbimet sekrete, nuk përmendet për herë të parë në Shqipëri.

Në vitin 2011, polaku hapi në Tiranë dy biznese – kompaninë Unimesko që kishte për objekt tregtinë e armëve dhe një shoqëri të pagëzuar me emrin ‘Wind Sun Water Initiative’, me objekt sektorin e energjisë dhe ortakë ndër të tjerë edhe Liljana Zylën, bashkëshorten e Ylli Zylës. Të dy kompanitë u themeluan në të njëjtën adresë në pallatet “Matriks” pranë Gjykatës së Tiranës në fund të janarit 2011.
Kompania ku ishte ortake Liljana Zyla solli një furtunë akuzash në media nga Partia Socialiste në opozitë. Socialistët e akuzuan ish-shefin e SHIU dhe Ministrinë e Mbrojtjes se ishin përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve. Zyla u dorëhoq nga SHIU, por në deklaratën e largimit i cilësoi akuzat në media si “sulme të pamoralshme dhe të pabazuara’.
Dy vjet më vonë, në vitin 2014 kur socialistët erdhën në pushtet, Ministria e Mbrojtjes e shkarkoi Zylën edhe nga detyra e drejtuesit të Policisë Ushtarake dhe e paditi në prokurori i akuzuar për përgjimin e paligjshëm të opozitës. Por akuzat nuk shkuan ndonjëherë në gjykatë. Në të kundërt, Zyla arriti të fitonte në gjyq kundër Ministrisë së Mbrojtjes, që u detyrua t’i rikthente uniformën e kolonelit. Ai është të paktën prej fillimit të vitit 2021, komandant i Qendrës Stërvitore pranë Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.
Por ndërsa telashet e Zylës për shkak të emrit të Izdebskit duket se përfunduan, bizesmenit polak iu hapën probleme të reja në Poloni, pasi fitoi në vitin 2020 një kontratë prej 44.5 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim të pajisjeve mjekësore respiratore.
Sipas kontratës Izdebski do duhej të furnizonte deri në 30 qershor 2020 – në kulmin e pandemisë nga COVID-19, 920 respiratorë.  Çmimi ishte tre herë më i lartë se ai i tregut, por u justifikua me kushtin se apartatet do të dorëzohesh shpejt. Por në botën të përfshirë në garë për të siguruar të njëjtat paisje, tregtari i armëve i akuzuar mes të tjerave se kishte thyer embargon dhe furnizuar me armë Kroacinë gjatë luftrave për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 90’, nuk ia doli ta përmbushte kontratën në kohë.
Kur Izdebski arriti të siguronte një pjesë të aparateve, Ministria Polake e Shëndetësisë hoqi dorë prej tyre dhe ato u magazinuan në aeroportin e Varshavës. Kjo e la 71-vjeçarin me një detyrim prej të paktën 8 milionë eurosh ndaj qeverisë – detyrim që mund të rritet nga hetimet në vijim për shkak se edhe respiratorët që u dorëzuan dyshohet që janë të papërdorshëm dhe riparimi i tyre do të kushtonte shtrenjtë.
I vënë nën hetim në vendin e tij Izdebski zgjodhi Tiranën. Sipas zyrës rajonale të Prokurorisë së Lublinit, qyteti i lindjes së Izdebskit, ai ishte larguar nga Polonia më 9 dhjetor 2020.
“Andrzej I nuk u thirr në prokurori për t’iu njoftuar akuzat, sepse ishte e ditur që i dyshuari nuk ishte në vendbanimin e tij,” deklaroi zëdhënësi i Zyrës Rajonale të Prokurorisë së Lublinit, Karol Blajerski.
Izdebski u shpall në kërkim në mars 2022, vetëm pas denoncimeve nga deputetë polakë, që vunë në dukje se ai kishte dështuar të paguante Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për respiratorët që i shiti Ministrisë së Shëndetësisë.
Por në këtë kohë i ndjeri ishte tashmë në Tiranë në përpjekje për të ngritur një biznes të ri me miq të vjetër.

Etiketa: detajengjarjepolakTirane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Përfshihen nga zjarri malet mes Gramshit dhe Pogradecit

Përfshihen nga zjarri malet mes Gramshit dhe Pogradecit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com