GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klasikja shkon për Vllazninë, Tirana bie në kryeqytet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klasikja shkon për Vllazninë, Tirana bie në kryeqytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia mposht Tiranën në Selman Stermasi dhe fiton sfidën e ashtuquajtur si Klasikja e Shqipërisë. Një gol i Bekim Balajt me penallti i mjaftoi kuqebluve për të dalë me tre pikë shumë të rëndësishme nga kryeqyteti. Në minutën e 36 të pjesës së parë një top i prekur me dorë nga Kaina u akordua penallti nga arbitri Kreshnik Cjapi. Nga pika e bardhë u shfaq kapiteni i kuqebluve që uk gaboi duke dërguar topin në një krah e portierin Leon Kozi në krahun tjetër. Tirana tentoi të reagonte në pjesën e parë, por edhe në fraksionin e dytë.

Megjithatë, bardheblutë nuk ishin mjaftueshëm konkretë edhe pse patën disa mundësi me Lulaj apo Përgjonin. Në fund, shkodranët mund të kishin dyfishuar avantazhain, por Malaj dhe Balaj shpërdoruan.

Gjithsesi, në fund ishin shkodranët që festuan në kryeqytet dhe pas këtij trepikëshi, skuadra e Qatip Osmanit ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vend të katërt, po aq sa edhe Tirana e vendit të tretë. Bardheblutë e Julian Ahmatajt duken se kanë harruar të fitojnë pasi ndaj Vllaznisë regjistruan ndeshjen e katërt pa fitore.

Nga ana tjetër, u mbyll pa fitues me rezultatin 0-0 derbi i luajtur në Niko Dovana mes Erzenit dhe Teutës. ishin durrsakët ata që ishin më pranë fitores pasi në pjesën e parë shpërdoruan një penallti, me Erando Karabecin që gaboi nga 11-metrat.

Në vijim pati disa mundësi për të dyja skuadrat, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura. Në fund, Teuta e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 88 Ardit Iljazi koleksionoi kartonin e dytë të verdhë. Pas këtij barazimi, Teuta mbetet e fundit me 16 pikë ndërsa Erzeni mban vendin e tetë me 18 pikë.

Lajme të lidhura

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26
Para
Sukses me “tris” në “San Siro”, Milani afrohet me kreun

Sukses me “tris” në “San Siro”, Milani afrohet me kreun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Aktualitet

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet...

Lexo më shumë
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26
Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26
Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com